Pamje të reja kanë dalë nga incidenti i ndodhur në Astir ku një ashensor u shkëput dhe si pasojë shkaktoi plagosjen e dy grave, njëra prej të cilave ndodhet ende në spital nënë kujdesin e mjekëve. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar të tjerë pasi mësohet se në ashensor kanë qenë 5 persona.
Ndërsa shihet se pas incidentit, është rrethuar e gjithë zona dhe policia po bën verifikimet përkatëse për të gjetur shkakun e saktë të rënies së ashensorit.
Ky incident nxit që të merren masa më të rrepta përsa i përket kontrollit lidhur me sigurinë në ashensoret e pallateve jo vetëm në zonën e Astirit por në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë.
COMMENTS