Shkalla e lartë e analfabetizmit privon shumë romë dhe egjiptianë nga e drejta e votës së lirë

Shkalla e lartë e analfabetizmit privon shumë romë dhe egjiptianë nga e drejta e votës së lirë

Telat e korentit, nje rrezik i madh
Dajana Shabani fyen dhe tallet me komentuesin live në emision
Përgjigja e Bashkisë Elbasan pas peticionit nga prindërit e shkollës “Jorgji Dilo”

Na prag të  zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, KQZ ka bërë publike formatin e fletës së votimit.

Për një pjesë të komunitetit rom dhe egjiptian, për shkak të shkak të shkallës së lartë  të analfabetizmit, fleta e votimit do të jetë e pakuaptueshme

Kjo do të thotë që këta qytetarë nuk do të kenë mundësi të shprehin vulltetin e tyre

Sipas të dhënave të UNICEF, 33,9% e popullsisë rome është nën 14 vjeç. Teorikisht ata duhet të jenë në bankat e shkollës.  Faktikisht, shumë fëmijë nuk kanë qenë kurrë pjesë e sistemit arsimor. Ndërkaq edhe numri i atyre që e kanë braktisur shkollën është, gjithashtu i lartë.

Rreth 40,3% e romëve dhe 12,7% e egjiptianëve janë analfabetë, ndërsa mesatarja kombëtare është vetëm 1,6%.

Në këto kushte, si do të mund ta shprehë vullnetin politik kjo kategori votuesish?

Mundësia e  manipulimit të votave të këtyre qytetarëve është dukshëm e lartë. Në  këto rrethana duket se e vetmja ndihmë që u vjen këtyre personave është nga partitë politike.

Përfaqësues të tyre kanë organizuar, shpesh, takime në terren me përfaqësuesit e këtyre në komuniteteve. Ata u kanë mësuar se si duhet të votojnë për kandidatët e tyre. Jo rrallë u kërkojnë votën në këmbim të ndihmave ushqimore.

                                                 

COMMENTS

WORDPRESS: 0