Shihnim trupat e masakruar, i kishin lënë për mesazh/ Shqiptari tregon se si luftoi pranë grupe komuniste kurde kundër ISIS në Siri

Shihnim trupat e masakruar, i kishin lënë për mesazh/ Shqiptari tregon se si luftoi pranë grupe komuniste kurde kundër ISIS në Siri

Itali/ Shqiptari arratiset nga burgu natën e ndërrimit të viteve
30 vjeçari shqiptar ‘terrorizon’ Athinën, del në ballkon dhe qëllon me armë
Shqiptari përdhunon 22-vjeçaren me probleme mendore: Gjithçka që bëj është pjesë e ritit për ta shëruar 

Një 29-vjeçar nga Shqipëria bashkë italianin Marxo Gelhat, 26 vjeç, kanë treguar historinë e tyre sesi u bënë e pjesë e rebelëve dhe luftuan kundër xhihadistëve në Siri. Të dy të rinjtë të rekrutuar nga Njësitë e Mbrojtjes së Popullit dhe nga Partia Komuniste e Kurdistanit, dhe gjatë gjithë kohës punuan me nofka “Gelhat Dragon” për italianin dhe “ARMI” për shqiptarin. Teksa kujtojnë të kaluarën e tyre në Roasava, të rinjtë tregojnë sesi i jepnin shtysë njëri-tjetrit për të marrë guxim dhe të dalë të gjallë nga aty.

“Nuk më interesonte të bëhesha hero. Unë nuk jam hero. Edhe unë kisha frikë se mos vdisja. Por unë do të vazhdoj pasi mund të luftoj. Do të shkoja përsëri në Rosava në një moment tjetër,”- thotë italiani Marco.

Ndërsa shqiptari shpjegon edhe arsyet pse arriti të dilte në përfundimin që të merrte pjesë në luftë: Në fillim nuk kisha ide se çfarë po ndodhte atje. E dija që ISIS po sulmonte kurdët, se ajo që po ndodhte ishte e padrejtë, që ISIS, megjithëse është i gabuar, mbështetet nga Evropa dhe unë isha i kapur nga emocionet.

Më tej, 29-vjeçari shqiptar tregoi se ishte një shoku i tij, ai që i sugjeroi që të shkonte dhe të merrte pjesë në luftë, dhe se ai kishte vendosur që të nisej por për vetëm 3 muaj. 

“Fillimisht doja të gjeja një lidhje dhe pastaj të shihja se çfarë do të bëja. Nuk e kisha plotësisht të qartë në kokën time. Ne ishim vazhdimisht në lëvizje. Trajnimi filloi me gjimnastikë. Duhej të ishit në gjendje të shkëlqyeshme fizike, sepse po flasim për fusha, gjysmë shkretëtira. Shumë vrapim, shumë ecje, shumë mbajtje. Kam bërë rreth një javë e gjysmë stërvitje të vështirë, për të rënë në peshë”. Në total, trajnimi zgjati rreth tre javë. Na thanë që nuk ka kuptim të gjuajmë thasë dhe fuçi bosh. Armiku lëviz, fshihet, manovron. Kështu që ata menjëherë na dërguan në front për t’u stërvitur”.

Ai vazhdon më pas të tregojë historinë lidhur me vështirësitë hasnin gjatë udhëtimeve në male dhe shkretëtira pasi u duhej të mbanin edhe municionet e luftës me vete. Ndërsa nuk lë dot pa përmendur edhe trupat e viktimave që Xhihadistët i linin rrugës për t’i parë dhe tmerruar të tjerët.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Plumbat duken si gjë e vogël  por kur ju duhet t’i mbani në male, në gryka dhe në shkretëtira me 50 gradë, këto 13 kg bëhen 45! Por kështu shpërndaheshin armët. Ju që jeni i madh, merrni një automatik se keni edhe dorë të qëndrueshme… Unë e di se si tingëllon të nxjerrësh tre të vdekur për t’i parë. Duket barbare. Por në lidhje me atë që kanë bërë Xhihadistët, është njësoj si të hedhësh ujë kundër teje ndërsa ti më ke hedhur titriol. Në fshatrat e turkmenëve, YPG nuk hyn, nuk prek. Ata janë vetëqeverisës. Por ai u thotë atyre “ne nuk ju prekim, por nëse ju bëni…, ju kemi ngrënë”. Luftëtarët arabë të opozitës po luftonin me arabë që mbështesnin Asadin. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem me ta. Politikisht ne nuk ishim dakord, por biseduam për të kaluarën tonë, se si do ta luftojmë ISIS dhe si do t’i dëbojmë amerikanët.”

Në fund 29-vjeçari foli edhe për mënyrën se si shkonte në luftë edhe pse ishte me letra greke, dhe nuk mund të qëndronte jashtë Greqisë më shumë se 6 muaj. ARMI tregoi se shkonte me periudha deri në vitin 2018.

“Unë kisha për të shkuar për gjashtë muaj. Unë jam shqiptar dhe nuk mund të qëndroj jashtë Greqisë për më shumë se gjashtë muaj, sepse humbas lejen e qëndrimit. Unë fillova të shkoja për herë të parë në tetor të ’15 dhe u ktheva në prill të ’16 dhe u ktheva  përsëri në verën e ’17. Më pas u ktheva në Greqi në fillim të 2018,”– e mbyll rrëfimin e tij shqiptari./ SPUNTIK

COMMENTS

WORDPRESS: 0