Pas djegies dhe rrëzimit të pemës festive dhe tentimit për të thyer dyert e kryeministrisë dhe gjuajtjes së policëve me gurë, protestuesit kanë sulmuar dhe një makinë të policisë e ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Mësohet se efektivi i policisë sapo ka hasur sulmin ka ngritur duart tek xhami i makinës duke kërkuar që të mos dhunohet.
Megjithëse shumë protestues kanë dalë në mbrojtje të tij, disa të tjerë kanë arritur që të sulmojnë makinën duke i thyer të gjithë xhamat.
Efektivi ka mund të largohet pa dëme të mëdha.
COMMENTS