Porcesi i numërimit të votave është shoqëruar me disa skenare jo të hijshme në disa qendra të ndryshme në vend.
Në Vlorë, një fletë votimi në të cilën ishin shënuar inicialet ‘E O’, e vendosur brenda kuadrantit të njërës parti, ka bërë që të shpërthejë sherri mes vëzhguesve që pretendojnë se fleta është e pavlefshme kundrejt atyre që nuk mendojnë kështu. E në këto kushte, vëzhguesit për pak u rrahën me njëri-tjetrin.
Ndërkohë në Elbasan forca të shumta policie kanë blinduar qytetin pranë qendrave të numërimit. Siç duket, njerëz problematikë të cilët kanë ushtruar presion ndaj numëruesve, kanë detyruar forcat Shiponja të jenë të pranishme për monitorimin e situatës.
COMMENTS