Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, 16 mars 2023, në zonën e Astirit në kryeqytet. Një automjet tip “Audi” bëhet me dije se është përplasur me urbanin e “Tiranës së Re”.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i semaforit, çka ka sjellë dhe përplasjen në kryqëzim. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm për dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë për këtë vit në kryeqytet ku njëra prej makinave është autobus i transportit publik.
COMMENTS