Sekretari i Mbrojtjes së SHBA: Nëse Ukraina nuk siguron të ardhmen e saj botën do ta pushtojë kaosi

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA: Nëse Ukraina nuk siguron të ardhmen e saj botën do ta pushtojë kaosi

Historia e Adelina Sejdinit, e përdorur dhe e braktisur nga shteti italian
OBSH: Jo çertificatë vaksinimi për udhëtime
Për shkak të neglizhencës, gruaja rrezikoi gishtat e dorës

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ka paralajmëruar se nëse Ukraina nuk ndihmohet për të siguruar të ardhmen e saj, ajo do të çojë në një botë tiranie dhe kaosi.

Në pozicionin e tij më të fortë dhe më të hapur që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Austin paralajmëroi gjithashtu gjatë punimeve të forumit të sigurisë në Kanada për rrezikun e përhapjes globale të armëve bërthamore.

Ai vuri në dukje se “udhëheqësit autoritarë miq të Putinit po shikojnë. Dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se marrja e armëve bërthamore do t’u japë atyre “licencë për gjueti”.

“Dhe kjo mund të çojë në një spirale të rrezikshme të përhapjes bërthamore,” tha ai gjatë një fjalimi në të cilin donte të përshkruante rrezikun e kësaj lufte për komunitetin ndërkombëtar.

faxweb

COMMENTS

WORDPRESS: 0