Sarandë/ Punëtorët e pastrimit në grevë, rrugët mbushen me papastërti

Sarandë/ Punëtorët e pastrimit në grevë, rrugët mbushen me papastërti

Sarandë/3 vjeçari rrezikoi të mbytej në det, dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Klodiani ishte kurbani i rradhës së bregdetit tonë famëkeq, që duhet quajtur bregdjall më mirë/ shkruan kushërira e 41 vjeçarit që u vra dje në Sarandë
Sarandë/ Nëna “lypse” mbron me trupin e saj fëmijën

Punëtorët e pastrimit në qytetin e Sarandës, kanë 5 ditë që kanë ndërprerë punën. Ata kërkojnë rritje të pagës së tyre sepse nuk mund të përballojnë dot jetesën e tyre kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve.
Të intervistuar nga Saranda web ata kërkojnë të takojnë kryetarin e Bashkisë i cili nuk ka pranuar ende të flasë me ta.” Kërkojmë të drejtat tona, kam 16 vjet që e bëj këtë punë. Marr 240 mijë lek, ndërkohë kur vajta tek tatimet ma nxorrën 280 mijë lek që nga prilli e ketej, dhe sigurimet sduhet ti paguaj unë të gjitha, duhet ti paguaj dhe firma gjysëm për gjysëm.
Dje takuam dhe brigadierin dhe atë të madhin, Xhevahirin. Na thanë që do e rrisim rrogën këto dy muaj në 260 mijë, pse do ta rrisin kaq kur unë me të drejtë duhet të marr 280 mije aq sa më takon.”
– shprehet një nga punëtorët.
Sipas tyre brigadieri i ka kërcënuar duke i thënë që do të marrin punëtorë nga Tirana. Një tjetër kërkesë e tyre janë dhe ditët e pushimit pasi ata punojnë 365 ditë dhe nuk bëjnë asnjë ditë pushim.
Ndërkohë që rrugët e qytetit janë mbushur me papastërti të shumta, nuk ka asnjë reagim për sqarimin e grevës së punëtorëve të pastrimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0