Ngjarja e mbrëmshme në maternitetin e Sarandës ka rezultuar ndryshe, ajo nuk ka qenë tentativë vetëvrasje nga ana e nënës.
Sipas drejtorit të maternitetit, 35-vjeçarja e kishte lindjen e gjashtë, por ishte në situatë rruge.
Nëna ka tentuar të arratiset nga spitali për arsye se spitali në bashkëpunim me bashkinë kishte vendosur ta strehonte ne nje nga konviktet e saj pasi ajo kishte mbërritur në Sarandë për të lypur dhe nuk kishte ku të qëndronte. Por ajo nuk është pajtuar me këtë vendim ndaj dhe ka tentuar arratisjen nga spitali.
Gjatë tentativës për tu arratisur, është penguar dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Si pasojë nëna ka fraktura dhe po trajtohet nga stafi spitalit, ndërsa fatmirësisht fëmija nuk ka asnjë dëmtim pasi sipas drejtorit të spitalit: -“Nëna e ka mbrojtur me trupin e saj gjatë rënies“.
Gjesti nënës tregon dashurinë e saj për fëmijën, një dashuri që nuk ndryshon edhe pse ishte fëmija e gjashtë apo edhe pse kushtet ekonomike e detyronin që të qëndronte duke lypur edhe në ditët e fundit të shtatzanisë. Ndryshe nga mendimi i shoqërisë se nënat lypse nuk kanë dhembshuri për fëmijët e tyre, ky rast tregon se nënat të çdo shtrese shoqërore kanë të njëjtën dashuri për fëmijët e tyre.
COMMENTS