Një 3 vjeçar nga Tirana ka rrezikuar të mbytet në plazhin publik të Sarandës ndërsa ishte në det duke u larë.
I vogli është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spitalin e Sarandës pa frymëmarrje dhe i pavetëdijshëm.
Ai u vendos në oksigjen dhe me sondë nazogastrike për të nxjerrë ujin që ka aspiruar.
Për shkak të gjendjes së rëndë do të niset drejt QSUT-së me helikopter për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
COMMENTS