Sa humbet shteti shqiptar nga gjyqet e arbitrazhit?

Studimi ILO/ 36.5 % e të rinjëve shqiptarë janë të papunë
Të jesh i papunë apo të punosh për tu shfrytëzuar?
E pazakontë në Gjermani, fëmijët protestojnë për prindërit: Luani me ne, jo me telefonat “

Shteti shqiptar ka akumuluar një detyrim prej 109.5 milionë eurosh për çështjet e humbura në arbitrazhet ndërkombëtare.

Sipas dokumentave zyrtare të Ministrisë së Financave borxhi përveçse i përket formës përfundimtare edhe është njohur nga shteti shqiptar.

Megjithatë, kjo vlerë i përket periudhës deri në qershor të vitit 2020 pasi ka ende procese të tjera Arbitrazhi që nuk kanë përfunduar apo nuk janë njohur zyrtarisht nga shteti ynë.

Fatura më e lartë ndaj kostos totale të vendimeve ndërkombëtare i përket çështjes “Hydro dhe të tjerë” kundër Shqipërisë, ku përfshihet edhe çështja ‘Becchetti’.

Detyrimet në këtë rast kapin vlerën e 99.6 milionë eurove dëmshpërblim të drejtpërdrejtë ndaj investitorit paditës dhe 311 mijë euro për kostot administrative të procesit.

Në fakt, vendimi i gjykatës ndërkombëtare ka vlerësuar se Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro për biznesmenin Italian Francesco Becchetti por sipas raportit nuk është përfshirë kamatvonesa për pagesën e dëmit.

Njё tjetёr detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit.

Edhe pse çështja u fitua nga shteti ynë, kostoja arriti në 1 milionë euro për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.

Nga Buxheti i Shtetit duhet tё paguhet gjithashtu dhe vlera prej 550 000 Euro pёr konfliktin ndërmjet Ministrisё sё Bujqёsisё dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisё Valeria Italia s.r.l, process i nisur që në vitin 2018 në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore.

Ne teresi janë tetë çështje në Arbitrazh për të cilat shteti ynë ka detyrime financiare. Ato njihen si dëmshpërblime për Palë Investitorё Privatё apo Biznese që kanë pretenduar apo paditur shtetin shqiptar, sikurse edhe kosto që lidhen me procesin e gjykimin në arbitrazh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0