Sa e respektojnë kodin e punës bizneset që punosojnë të miturit?

Sa e respektojnë kodin e punës bizneset që punosojnë të miturit?

Marrin flakë lëndët toksike në “ish-Trikotazhin” e Korçës, vihen në rrezik 10 familje
Protesta e paralajmëruar e 5 tetorit e pedagogëve vijon, ‘Nuk tërhiqemi nga Peticioni’
Dilema e tregëtarëve – ’Formalizimi’, apo braktisja e tregut të Shkozës

Vrasja e të riut Musaen Zeneli në Velipojë, krahas dhimbjes për humbjen tragjike ka nxitur edhe një diskutim tjetër sa i përket punësimit të minorenëve ne vendin tonë. Fabian Zhilla, ekspert për sigurinë shkruan në facebook se:

“Kodi i Punes, ne nenet 98-103, ju njeh te drejten moshave 14-16  vjec te punesohen gjate pushime verore ne pune te lehta. Nderkohe, per interesin tim po shihja nese ka ndonje politike favorizuese fiskale apo inkurajuese per kompanite te cilet ofrojne pune sezonale per kete kategori. Nuk arrita te gjej shume. Por ngjarja qe ndodhi ne Velipoje me vrasjen e Musaen Zenelit, nxit nje diskutim i cili duhet te perfshihet ne politikat e punesimit te te rinjve, sic eshte siguria qe ofrojne drejtuesit e ketyre bizneseve. Dhe ketu dalim tek ai qe quhet kontrolli administrativ i krimit. Dhenia e licensave bisneseve duhet te shihet edhe ne kete prizem, nga te gjithe aktoret qe merren me rregullimin e ketij tregu. Nderkohe, mendoj, se vete tregu privat, i cili po e vuan pafundesisht mungesen e krahut te kualifikuar tepunes, duhet te ndermarri inisiativa per te inkurajuar te rinjte tepunesohen dhe te kualifikohen qe ne moshe te hershme, praktike kjo e mirenjohur ne vendet gjermanisht folese.”

Shfrytëzimi i të miturve përmes formave të këqija të punës është një temë e vazhdueshme debati në Shqipëri, e pambështetur me statistika të sakta. Një studim i vitit 2017 i UNESCO-s vlerësonte se rreth 5.2% e fëmijëve të moshës 7-14 vjeçshfrytëzohen për punë, ndërkohë që ndjekin edhe arsimin e detyrueshëm.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, institucioni përgjegjës për marrëdhëniet e punës në Shqipëri raportoi se kishte evidentuar vetëm 237 punonjës nën 18 vjeçgjatë inspektimeve të kryera në vitin 2019. Sipas Inspektoriatit, 81 prej tyre ishin vajza.

Ndonëse raportohet një numër relativisht i vogël i fëmijëve në këtë industri, inspektimet kanë zbuluar një nivel të lartë tëpunësimeve antiligjore. Sipas Inspektoriatit, 37 prej tyre ose55% e të miturve ishin punësuar në kundërshtim me ligjin.

Gjatë vitit 2019, Inspektoriati evidentoi gjithashtu se ¼ e fëmijëve nuk ishin deklaruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe ishin të pasiguruar. Sipas Inspektoriatit, punëdhënësit nuk kanë kryer gjithashtu  vlerësim të rrisqeve përpara se fëmijët të fillojnë punë për të gjitha rastet që u gjetëntë pasiguruar.

Për shkeljet e evidentuara gjatë vitit 2019, Inspektoriati ka vendosur vetëm një gjobë prej 260 mijë lekësh. Për 4 raste të tjera ka vendosur masën e paralajmërimit për gjobë.

Shkeljet ligjore të renditura për punëtorët fëmijë u bashkangjiten edhe probleme të tjera më të gjera, të tilla si si mungesa e pajisjeve mbrojtëse, instalimet sanitare, mungesa e ambientevetë ngrënies, mungesa e ndihmës së parë dhe shërbimit mjekësortë punës apo i kontrollit periodik të punëmarrësve.

KODI I PUNËS

Neni 98 – Mosha minimale

  1. Ndalohet marrja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç. Bëjnë përjashtim rastet kur të miturit nga mosha 14 deri në 16 vjeç punësohen gjatë pushimeve shkollore vetëm në punë tëlehta, që nuk dëmtojnë shëndetin dhe formimin e tyre.

  2. Të miturit nga mosha 14 vjeç deri në moshën 16 vjeç mund tëjenë subjekt i këshillimit dhe i formimit profesional, sipasrregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 99 – Punët e lehta

  1. Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punësohennë punë të lehta, që nuk dëmtojnë shëndetin dhe formimin e tyre.

  2. Këshilli i Ministrave përcakton punët e lehta dhe vendosrregulla të veçanta për kohëzgjatjen maksimale dhe kushtet e kryerjes së punës.

Neni 100 – Punët e vështira ose rrezikshme

Vetëm personat madhorë, mbi 18 vjeç, mund të punësohen nëpunë të vështira ose që paraqesin rrezik për shëndetin. osepersonalitetin e tyre. Punët e vështira ose të rrezikshme dherregullat e veçanta për kohëzgjatjen dhe kushtet e kryerjes sëtyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 101 – Puna e natës

Ndalohet të punojnë në punën e natës punëmarrësit nën moshën18 vjeç dhe ata të deklaruar invalidë mbi bazën e raportitmjekësor sipas ligjit për sigurimet shoqërore.

Neni 102

  1. Inspektorati i Punës kur e çmon të arsyeshme dhe pas konsultimit me organizatat e interesuara të punëmarrësve dhe tëpunëdhënësve, mund të lejojë punën e të miturve në veprimtarisocial-kulturore.

  2. Autorizimet individuale parashikojnë kohëzgjatjen maksimaledhe kushtet e punës.

Neni 103 – Kontrolli mjekësor

  1. Të miturit nën moshën 18 vjeç duhet të punësohen vetëm kurnjihen si të aftë për punë pas kontrollit mjekësor të plotë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0