Rustem Serica/ Shuhet në heshtje dhe pa asnjë nderim ana e institucionit ku dha kontributin

Rustem Serica/ Shuhet në heshtje dhe pa asnjë nderim ana e institucionit ku dha kontributin

Elbasani qyteti i kontaminuar, shkrim nga Alessandra Briganti, foto Ivo Saglietti
Egjipt/ Zbulohet statuja 3 mijë vjeçare e Ramses 2
E rëndë/ 23-vjeçarja me probleme mendore përdhunohet dhe lihet shtatzënë nga komshiu, vëllai: Fëmija është në jetimore, motra e kërkon…

Rustem Serica lindi më 12 qershor 1936 në një familje muzikantësh (sazexhinj). Që në vogli u rrit me dashuri për muzikën dhe këngën e qytetit të Elbasanit. Në vitin 1950 u regjistrua si amator në shtëpinë e kulturës Elbasan në grupin e korit, ku e drejtonte profesor Sul Gjevori, i cili gjatë përgatitjeve spikati tek Rustemi edhe talentin e këngëtarit. Në vitin 1952 filloi punë në kombinatin e drurit Elbasan, ku krijuan bashkë me shokët grupin artistik të kombinatit. Jepnim shfaqje dhe për punëtorët që punonin në sharrat e Bizës dhe Stërblevës, në Hotolisht dhe nëpër gjithë fabrikat e kombinatit. Në vitin 1955 e thërrasin në ansamblin e ushtrisë popullore. Rustemi dha kontributin e tij shembullor, për të nderuar dhe qytetin e tij, Elbasanin. Në 1956 filloi punë në estradën profesioniste të Elbasanit. Tanimë kishte një eksperiencë pune nga jeta në ansambël që ishte si një shkollë për të. Gjatë kësaj kohe ai mbaroi Liceun Artistik dhe bëri shumë përpjekje për ngritjen profesionale. Zotëroi mjaft mirë klarinetën dhe saksofonin duke luajtur në skenë dhe pjesë solistike. Si këngëtar ka kënduar shumë këngë popullore, këngë patriotike, por dhe këngë të muzikës së lehtë. Në vitin 1970 i ngarkohet detyra si drejtues i orkestrës së estradës, kështu që ai në një premierë estrade duhet të drejtonte, të këndonte si këngëtar, t’i binte instrumentit, detyra që i kreu me përkushtim deri sa doli në pension. Është një rrugë e gjatë ku Rustem Serica dha kontributin e tij në qytetin e Elbasanit. Gjithçka ai e ka bërë me dëshirë dhe përkushtim që arti, muzika, kënga e këtij qyteti t’i shërbejë popullit, këtij populli që e vlerësoi në maksimum. Ai kontribuoi që trashëgimia kulturore të ruhet dhe mos mbetet pronë vetëm e tij, si figurë qytetare dhe si personalitet muzikor, por fatkeqësisht nuk u vlerësua në ditën e fundit të tij nga ana e institucionit të kulturës në qytetin e elbasanit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0