Rumani/Zjarr ne spitalin Covid

Rumani/Zjarr ne spitalin Covid

Vaksinimi ka ulur ndjeshem numrin e viktimave – Silva Bino
Krijohet pilula e parë anti-Covid
A do të votojnë personat e infektuar me COVID-19?

Një spital Covid në Bukuresht të Rumanisë është përfshirë nga zjarri, ku kanë ngelur të vdekur 9 persona. Zjarri shpërtheu në kujdesin intensiv të spitalit ku po trajtoheshin pacientët me Covid dhe ky është zjarri i tretë më vdekjeprurës në spitale në vend në më pak se një vit, sipas Reuters.

Zjarrfikësit e shuan zjarrin në spitalin në qytetin lindor të Konstancës rreth orës 07: 55 duke sjellë ekipe shtesë nga qarqet aty pranë.

Pamjet e marra tregojnë pacientët që hidheshin nga dritaret për të shpëtuar veten nga flakët dhe zjarrfikësit që transportonin njerëzit.

Ministri i Përkohshëm i Shëndetësisë Cseke Attila tha se 113 pacientë ishin në spital në kohën e zjarrit, përfshirë 10 në njësinë e kujdesit intensiv.

Ekipet e urgjencës kanë evakuuar mbi 50 pacientë deri më tani dhe i transferuar në spitale të tjera.

COMMENTS

WORDPRESS: 0