New Orleans, 1960.
Për vajzen 6 vjeçare afroamerikane Ruby Bridges, është dita e parë e shkollës, por nuk është e shoqëruar në shkollë as nga nëna e as nga babai, por nga katër policë të armatosur.
Rruga, nga shtepia deri në shkolle, ishte e mbushur nga të dy krahët nga turma njerëzish, që i ulërinin dhe përpiqeshin ti goditnin.
Kur hyri në klasë, ishte e vetmja e pranishme, nxënësit e tjerë ishin marrë nga prindërit dhe mësuesit refuzonin t’i jepnin mësim. Të gjithë, përveç njërës: Barbara Henry, që vazhdoi t’i jepte mësim dhe ishte e vetmja mësuese e saj.
Për një vit vogëlushja e merrte ushqimin nga shtëpia, për të evituar përpjekjet për ta helmuar. Familja e saj u persekutua: babain ja pushuan nga puna, nënës refuzonin t’i shisnin ushqime në dyqanet afër shtëpisë dhe gjyshërit ia dëbuan nga tokat ku punonin.
Ruby Bridges ishte e para vajzë me ngjyrë që hyri në një shkollë deri atëhere të rezervuar vetëm për të bardhët.
Foto që kanë bërë histori
COMMENTS