RTSH/Gjuhë Urrejtje ndaj minoritetit egjiptian në shqipëri

RTSH/Gjuhë Urrejtje ndaj minoritetit egjiptian në shqipëri

Belgjikë, Protestë masive kundër vendimit të gjykatës për shamitë në universitete.
Kontrabandë me ilaçe në Tiranë, 8 në pranga dhe 10 të proceduar penalisht
Reagon QSUT pas rrahjes së mjekes tek infektivi

Në emisionin “Zëri i Popullit” i cili transmetohet ne RTSH është përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj minoritetit egjiptian në shqipëri.
Në videon e mëposhtme në minutën 00:22 është përdorur shprehja ‘pushkë jevgu’.
“Avash me këtë pra avash, po si mer flakë direkt me si pushka e jevgut, po dëgjo, dëgjo një gjë thashë mor burrë….” – është fjalia e plotë në të cilën përdoret gjuhë fyese ndaj një minoriteti.

Video e shkëputur nga emisioni “Zëri i Popullit”

Anëtarët e shoqërisë Civile që meren me mbrojtjen e të drejtave të romëve dhe egjiptianëve në shqipëri e kanë konsideruar të patolerueshme që radio Televizioni Publik Shqipëtar i cili mbahet nga taksat e qytetareve, përfshirë këtu edhe ato egjiptianë përdorë gjuhë urrejtjeje ndaj tyre.
Organiata ”Drejtësi Sociale” ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook duke dënuar këtë rast dhe duke theksuar se Radio-Televizioni Publik Shqipëtar duhet të promovojë këtë minoritet dhe jo tëndikojë përrritjen e steriotipizimit, nëpërmjet shembujve të tillë.
“Gjatë emisionit ‘Armiku Popullit’ mbrëmjen e djeshme në Televizionin Publik Shqiptar, u përdor gjuhë fyese ndaj minoritetit egjiptian. Është e papranueshme që një televizion publik që mbahet edhe me taksat e qytetarëve të minoritetit egjiptian dhe që ka detyrimin ta promovojë këtë minoritet të lejojë gjuhën fyese ndaj tij.
Dërguam dy ankesa njërën te Autoriteti i Medias Autovizive dhe tjetrën te Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nga ku, në vazhdim do të ndërmarrim veprime tjera konkrete.”- shkruhet në faqen zyrtare të organizatës “Drejtësi Sociale” në facebook.

COMMENTS

WORDPRESS: 0