Në vijim të disa ngjarjeve të fundit në maternitetet e Shqipërisë, është me interes të matet në terren gjendja aktuale e shërbimit shëndetësor pranë materniteteve. Ky pyetësor do qëndrojë i hapur për një muaj dhe do shpërndahet nga Informim.al dhe Drejtësi Sociale në Tiranë dhe në disa qytete si Elbasani, Korça, Gramshi, Librazhdi, Shkodër etj.
Nëse keni eksperiencë personale si paciente në maternitet, jeni të lutura ta plotësoni dhe të jepni ndihmën tuaj. Pyetësorët janë mënyra më e mirë për të mbledhur zërin e qytetarëve dhe për të adresuar më pas problematikat e tyre, sidomos për çështje të mprehta si shëndetësia.
COMMENTS