Dy fëmijë te mitur, motër e vëlla kanë rrezikuar të mbyten mëngjesin e së enjtes në Fier pasi janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjanica.
Një kalimtar i rastësishëm ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arritur të shpëtojë të miturit.
Burime nga bluzat e bardha bëjne me dije se në momentin që kanë mbërritur në Spitalin Rajonal të Fierit vajza e mitur ka qenë në gjendje më kritike, por falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve të dy fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Informim.Al kontaktoi me Panajot Alushin, Aktivist dhe kryetar i fshatit Rom në Fier për më shumë detaje mbi ngjarjen. Ai na tregon më shumë:

Foto: Fëmija brenda lumit Gjanicë
“Isha duke ecur pranë lumit Gjanicë sot në mëngjes dhe pashë 4 fëmijë që po luanin me njëri-tjetrin. Ata po vraponin afër lumit e njëri nga fëmijët rrëshqiti duke rënë brenda në lum. Menjëherë pas tij u fut njëri nga shokët për t’a nxjerrë, por ishte e pamundur për shkak të rrjedhës.
Një kalimtar i rastit u fut për të dhënë ndihmën e tij pa nguruar, e më pas u njoftua ambulanca dhe i mori të dy fëmijët e i dërgoi në spital për të marrë mjekimin e duhur.
Unë kontaktova me familjarët e fëmijëve dhe më thanë se janë jashtë rrezikut për jetën dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore.”
Përgatiti: Informim.Al
COMMENTS