Rrugët e Shqipërisë – përse kaq shumë aksidente me pasoja fatale

Rrugët e Shqipërisë – përse kaq shumë aksidente me pasoja fatale

Familjarët : Ngrohja na kushton shumë…!
Këto janë 5 librat që Bill Gates rekomandon për tu lexuar këtë verë…
Pëson goditje celebrale Numri dy i Bashkisë Elbasan në gjendje të rëndë

Fillimi i stinës së pushimeve e ka rritur në mënyrë të ndjeshme numrin e aksidenteve në vend. Shpejtësia e lartë, përdoimi i alkoolit apo parakalimet e gabuara duke mos respektuar sinjalistikën kanë bërë që pothuajse cdo ditë rrugët të përgjaken me viktima në vendin tonë.

 

Mbi 500  aksidente rrugore kanë ndodhur në   6 muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistruan 315 aksidente, duke shënuar një rritje me 35,6 %, thuhet në raportin e fundit të institutit të statistikave. Si pasojë e aksidenteve, 70 persona kanë humbur jetën në katër muajt e parë të këtij viti, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 49.

 

Në katërmujorin e parë numri i të aksidentuarve është 563 persona nga 427 persona, duke u rritur me 31,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit, raporton INSTAT.

 

Edhe gjatë muajit qershor  ka pasur një numër të lartë aksidentesh të regjistruara ku kanë humbur jetën 11 persona. Më 19 maj në një aksident në Lezhë humbën jetën 3 persona, ndërkohë që një ditë më parë në një aksident i tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

 

Në ngjarjen e rëndë u përfshinë tre mjete, ku mendohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia. Një aksident i rëndë ndodhi më 16 maj, në fshatin Rrotull të Durrësit, ku një mjet tip BMV u përplas me një mjet bujqësor.

Në 14 maj një taksist, i cili punonte në të zezë dhe një 22-vjeçare humbën jetën në një aksident tragjik në Lushnjë. Makina, në të cilën udhëtonin dy viktimat ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.

 

Në një aksident në Yzberisht humbi jetën 45 vjecari i cili po lëvizte me motor dhe dyshohet se I ka prere rrugën një automjeti tek bulevardi “Migjeni”. Në 8 maj u regjistruan 2 aksidente ku humbën jetën 3 persona një në Milot dhe 2 në Lezhë. Në 7 maj një tjetër person humb jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

 

Ndërkohë në muajin prill numri i të vdekurve në 105 aksidente rrugore është 12 persona nga 10 persona të vdekur në Prill 2020, duke shënuar rritje me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë këtij muaji aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24% të numrit të aksidenteve në tërësi. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 47,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0