Rruga Tiranë-Elbasan i kushton Shqipërisë 45 milionë dollarë humbje

“Transparency International” – gjendja në Shqipëri alarmante për shkak të korrupsionit
2020 – Viti më i vështirë i dekadave të fundit
INSTAT/ 1 miliardë euro të humbura nga pandemia Covid-19
Tirane Elbasan 750x375 1

                                       Foto ilustruese

45 milionë dollarë është shuma që rrezikojnë të gjithë shqiptarët të paguajnë, si pasojë e humbjes së çështjes në arbitrazhin ndërkombëtar me kompaninë greke “Aktor”.
Gjykata e Arbitrazhit, me datë 1 Shtator 2020 i jep të drejtë subjektit në fjalë për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe në bazë të dokumenteve rezulton se pala e paditur, në këtë rast Shqipëria duhet t’i paguajë palës paditëse tri detyrime.

Penaliteti financiar është llogaritur në dy pika me segmentet rrugore sipas faturave të pretenduara nga kompania dhe një pikë e tretë që lidhet me shpenzimet e arbitrazhit. Fillimisht kur u prokurua ndërtimi i projektit grekët e AKTOR fituan të vetëm ndërtimin e tunelit dhe më pas ndërtimi i dy loteve të tjera u fitua nga bashkimi i kompanive Copri dhe AKTOR.

Problematikat që u shfaqën përgjatë zbatimit të këtij projekti ishin të shumta, ku mund të përmendim:
a)rrëshqitje dherash apo b) rënie shkëmbinjsh çka solli më pas rritjen e kostove të projektit autostradës dhe c)nevojën për kryerjen e punimeve shtesë.
Fillimisht procedura u prokurua me 312 milionë dollarë, por që sipas qeverisë Rama që ndoqi edhe punimet përfundimtare kostoja shkoi deri në 450 milionë dollarë. Ecuria e projektit shkaktoi përplasje mes qeverisë dhe kompanisë AKTOR e cila pretendonte se pagesat nuk bëheshin në kohë ndërkohë që ekzekutivi fajësonte kompaninë për zvarritje të punimeve përtej afatit.

Situata e tensionuar bëri që në vitin 2018 kompania AKTOR ta dërgojë çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar
Nga ana tjetër, biznesmeni italian e hodhi Shqipërinë në gjyq në arbitrazh dhe fitoi një dëmshpërblim prej 107 milionë eurosh.
Shqipëria nuk ka pranuar të paguajë këtë shumë. Për këtë arsye ka nisur sekuestrimi i pasurive shqiptare në botë.
Në Belgjikë, Beketi ka marrë dritën jeshile për të konfiskuar paratë e Shqipërisë në kompaninë e madhe europiane, Eurocontrol.

Shqipëria është një nga 41 vendet anëtare të Eurocontrol, një institucion evropian përgjegjës për mbledhjen mes të tjerash të pagesave nga linjat ajrore që fluturojnë në territore të ndryshmë. Këto shuma më pas u rishpërndahen shteteve anëtare sipas përllogaritjeve. Pikërisht këto shuma janë sekuestruar.
Në dhjetor janë sekuestruar 170 mijë euro, që nuk është një shumë e madhe për shkak se kriza e pandemisë ka reduktuar fluturimet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0