Rritja e rasteve me covid/ Kryeministri Rama paralajmëron: Nga nesër do të…

Rritja e rasteve me covid/ Kryeministri Rama paralajmëron: Nga nesër do të…

Mësimi online – Ja vështirësitë e komunitetit rom dhe egjiptian gjatë këtij viti
Më mire të mos paguaj sigurime, që të zgjedh vetë ku t’i bëj vizitat.
Investigimi/ “Më duhet oksigjen, pacienti do më vdesë rrugës”-Familjari: Doktor, të lutem ma mbaj këtu babën, më i sigurtë është…

Teksa numri i rasteve me covid vazhdon të rritet, kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” bën me dije se që prej ditës së nesërme do të vazhdojë publikimin e pamjeve ekskluzive nga “vija e zjarrit” në spitalet Covid.

Teksa opozita e akuzon vazhdimisht për dështim në menaxhimin e pandemisë, kreu i qeverisë thotë se bluzat e bardha po përballen si asnjëherë më parë me dallgët e forta të një epidemie globale.

Postimi i plotë:

“Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm…”- shkruan ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0