Viti 2021 shënon numrin më të lartë të kërkesë padive për zgjidhje martese në pesë vitet e fundit me 10798 të tilla, duke ia kaluar kështu edhe vitit të pandemisë i cili mbahej si viti me kërkesa më të larta për divorc.
Shkaqet e këtyre kërkesave janë të ndryshme si gjendja ekonomike, tradhëtia bashkëshortore, emigrimi, dhuna familjare etj.
Sipas raportit të Ministrisë së drejtësisë, në Vjetarin Statistikor shihet se numri i kërkesave për divorc të regjistruara në gjykata është rritur gati 35% krahasuar me pesë vitet e fundit dhe kjo ndodh më së shumti në qytetet e mëdha si Tirana, Vlora, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Berati etj.
Tirana përbën numrin më të lartë të padive me 2839, pastaj vjen Durrësi me 1056, Elbasani 971, Feri 810 dhe Berati me 783 të tilla.
COMMENTS