Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve – ja pasojat për xhepin e  shqiptarëve

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve – ja pasojat për xhepin e shqiptarëve

Gjeografia e pushimeve në shtator, shqiptarët preferuan jugun, gjysma e të huajve qëndruan në Tiranë e Durrës
Elbasani pa drita. Nuk dihen arsyet e ndërprerjes së energjisë
LIVE/ Futbolli në festë, Botërori nis rrugëtimin mes fishekzjarreve! Ekuadori ndëshkon Katarin dy herë në 31 minuta

Rritja e çmimit të karburanteve dhe ushqimeve, sipas Instat ishin përbërësit kryesorë të inflacionit për muajin qershor.  Ndryshimi I indeksit të çmimeve të konsumit është  1.6% nga 1.8 që ka qenë një vit më parë.  Rritja më e madhe vërehet në komunikim, me 2.8%, pasuar nga ushqimet dhe pijet alkolike me 2.7%, transporti me 2.5%, pije alkolike dhe duhan me 1.7%, argëtim dhe kulturë me 1.4%, të fundit janë hotelet, kafenetë dhe restorantet me 1.3%. 

Rritje të lehtë pësuan edhe kategori të tila si: mobilje për shtëpi, shërbimet, shëndeti, veshjet, qira, ujë, lëndë djegëse, energji, si edhe shërbimi arsimor. 

Brenda grupit të ushqimeve, rritje pësuan zarzavatet , vajrat dhe yndyrnat, frutat ,bulmeti dhe peshku.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor, është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije alkoolike”, pasuar nga transporti.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë lajmëruar një rritje të inflacionit gjatë këtij viti, nxitur nga konsumi pas pandemisë, ku njerëzit do të priren të blejnë mallërat e munguara dhe ato për konsum të zakonshëm. 

 

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2021, arriti 101,5 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2021 është 1,6 %, një vit më pare, ky ndryshim ishte 1,8 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2021, krahasuar me Maj 2021 është -0,8 %.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Komunikimi” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,9 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Shëndeti” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5 % secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,2 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 6,8 %, “fruta” me 3,9 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,9 %, “peshk” me 1,4 %, etj. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,4 %, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Shëndeti”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %.

COMMENTS

WORDPRESS: 0