Pandemia Covid -19 ka ndikuar për keq konsumin në vend, duke e kanalizuar blerjet kryesisht tek produktet ushqimore.
Sipas INSTAT Rritja e Përgjithshme e Çmimeve ishte 1.6 përqind në nëntor, dhe 90 për qind e kësaj rritje erdhi nga grupi i produkteve ushqimore. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2020, krahasuar me Tetor 2020 është -0,5 %.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,44%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dheenergji” me 0,27%.
Krahasuar me muajin Nëntor 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %.
Shtresa më e goditur në këtë situatë të rritjes së vazhdueshme të çmimimeve të Konsumit përkundrejt të ardhurave shumë të ulëta janë shtresat në nevojë.
Rreth 67 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike që varion sipas strukturës familjare. Nëse në një familje me 4 anëtarë ku të dy prindërit janë të papunë dhe fëmijët nën 18 vjeç, marin asistencë nga shteti gati 4880 lekë në muaj, nëse fëmijët janë mbi 18 vjeç shkon 5580 lekë.
Mehdi L 46 vjeç, baba i 2 fëmijëve shprehet për Informim.al se paratë që mert nga asistenca nuk i dalin për miell dhe ushqime. “ Cfarë të bëj më para me ato lekë, të blej bukën e gojës apo t’iu jap fëmijëve. Fëmijët duan rroba, duan kushte, unë nuk mundem të jua plotësoj. Ndonjëherë punon gruaja me orë nëpër shtëpi që pastron. Me këto përpiqemi që t’ia dalim, të paguajmë dritat dhe ujin.”
Sipa statistikave të Instat familjet me të ardhura më të ulëta shpenzojnë 53% të të ardhurave të tyre vetëm për konsum. Por nëse një familje e cila mbahet vetëm me asistencë nuk mundet të sigurojë as vetëm ushqimin me ato para.
Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë të një liste më ushqimet bazë si: 3 kilogramë makarona, 3 kilogramë oriz, 3 litra vaj, 2 kilogram fasule, kripë, 2 salca , 2 kilogramë sheqer , 3 litra detergjentë dhe 10 copë sapunë kushtojnë 3500 lekë me çmimet aktuale në treg, pa llogaritur miellin ose bukën.
Por për një familje këto nuk mjaftojnë për një muaj dhe këtu nuk janë të përfshira perimet dhe frutat. Nëse fëmijët do të ndjekin mësimin online duhet minimalisht të ketë lidhje internet që kushton të pakten 1500 lekë.
Për fëmijët e Mirela S , 49 vjeçe situata është edhe më e rëndë, pasi ata janë tashmë prej një muaji pa energji elektrike. Njërin ga djemtë e saj 12 vjeç nuk mundet ta ndjekë mësimin online. “Unë nuk e di çfarë të them? Pres që të më ndihmojnë. Që në kohën e pandemisë jam e papunë, punoja në një fabrikë, kur u hap puna në Qershor nuk më morën më, sepse tani punojnë vetëm gjysma, që të ruhet distanca. Më vjen keq për çunin se nuk mund të ndjekë mësimet. Më thotë o ma më vjen turp nga shokët. Ne as me ushqim nuk ngopemi. Jemi pa drita sepse skam mundur t’a përballoj çfarë të bëj mëparë me 50 mijë lekë? Sa muaj u bënë që se kam paguajtur qeranë.” tregon ajo.
COMMENTS