Rritet përsëri çmimi për fauturën e ujit?! Propozimi i fundit i Entit Rregullator…

Korçë/ Nxënësit me A.K. nuk përfitojnë nga shërbimet …
Polici dhunon të riun në Pogradec, më pas e arreston, ja çfarë deklaron Policia mbi ngjarjen
Qeveria miratoi dëmshpëblimin për banorët e Zharrës por ….

Për rritjen e  efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

 

Në një nga alternativat thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale.

 

Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.

 

Në raportin “Alternativat e agregimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve”, ERRU thekson se një ndër opsionet është që sektori të agregohet në mënyrë të menjëhershme dhe të jetë i organizuar në nivel kombëtar me një ose 3-4 shoqëri UK, ose alternativa tjetër për agregime gradual pilot të ujësjellës-kanalizimeve brenda qarkut.

 

Për t’i paraprirë këtij procesi dhe në zbatim të rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit për vitin 2020 ERRU ka vlerësuar edhe tarifën e agreguar, për rastin e bashkimit të menjëhershëm të 57 ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve në 3 ose 4 shoqëri. ERRU vlerëson se për mbulimin e kostove do të duhet të aplikohet një faturë e unifikuar me vlerë 1,400 lekë/muaj.

“Në vendin tonë çdo shoqëri UK aplikon tarifat e veta specifike për çdo kategori konsumatorësh në zonën e saj te shërbimit. Aktualisht në vendin tonë janë në fuqi rreth 57 sisteme tarifash shërbimi UK që duhet të unifikohen.

 

Sistemi i faturimit i unifikuar do të duhet të përfshijë të gjitha specifikat e veçanta të shërbimeve për çdo ndërmarrje ujësjellës-kanalizimesh.

“Rrjedhimisht, ndërtimi i një sistemi faturimi i centralizuar (sofware) për të gjithë vendin do të ishte i vështire për tu realizuar teknikisht dhe do të kërkonte mjaft kohë.

 

Ministria e financave dhe Ekonomisë dhe ajo e infrastrukturës kanë dhënë dy zgjidhje për të pagesën e faturave të energjisë nga ndërmarrjet e ujësjellësit.

-E para është automatizimi i pagesave të faturave të energjisë elektrike përmes garancive bankare (overdraft). Kjo mënyrë do të pilotohet në 1 – 3 ndërmarrje ujësjellësi me financa të shëndosha, ndërsa do të shtrihet më tej tek ndërmarrjet e tjera që mund ta përballojnë financiarisht.

-Së dyti do të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit , të dhëna të marra nga Monitor.

Foto nga webi

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0