Rritet numri i vdekjeve në 2020-n; Numri i vdekjeve në spitale 76% më e lartë sesa raportimet zyrtare të Covid-19

Gazetarët në protestë para Kuvendit/Kjo është një formë censure…
Ndryshon ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Komisioneri detyrohet të ngrejë padi për çështje me interesa kolektive
Ja gjendja e konvikteve; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë.

Pandemia Covid-19 rriti numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, sipas INSTAT një pjesë e madhe e tyre nodhën në ambjentet e shtëpive dhe jo në spital.
Në krahasim me mesataren 2016-2019 vdekjet në shtëpi u rritën me 28% më 2020, ndërsa vdekjet në spitale u rriten me 60 për qind, ndërkohe që shihet të kenë rënë në mënyrë të dukshme vdekjet në vende të tjera si rrugë etj.
Në vitin 2020 në ambientet e shtëpive humbën jetën 20784 persona raportoi INSTAT me një rritje 31.7% në raport me vitin 2019, ose 5,011 persona më shumë. Pjesa më e madhe e fataliteteve në shtëpi kanë për shkak pandeminë Covid-19, pasi shumë persona vendosën të trajtohen në shtëpi, për shkak të mbingarkesës në spitale, por kjo mënyrë ka rezultuar dramatike për ta.
Të dhënat mbi vdekjet shtesë në spitale tregojnë se, ato ishin më të larta se, raportimet zyrtare. Nga marsi deri në fund të dhjetorit 2020 nga të dhënat zyrtare u raportuan 1,181 vdekje nga covid-19, por gjatë kësaj periudhe vdekjet shtese në spitale ishin i 2,083 ose 76 për qind më të larta se vdekjet zyrtare të raportuara nga Covid-19.
Në total, në 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë.
Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020.

Zyrtarisht, Ministria e Shëndetësisë deklaroi në vitin 2020 rreth 1,180 humbje jete nga Covid-19, duke shpjeguar më pak se një të tretën e shtesës së vdekjeve në 2020-n, në raport me mesataren e 2016-2019.
Sipas INSTAT, 9% e totalit të fataliteteve në vitin 2020 erdhën nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, duke e bërë Covid-19 zyrtarisht sëmundjen e tretë më vdekjeprurëse në vend pas qarkullimit të gjakut dhe tumoreve.
Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se vdekshmëria u shtua më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, ndërsa si përqindje rritjeje, më e goditur ishte grupmosha e të rinjve (meshkuj) e grupmoshës 35-39 vjeç.

COMMENTS

WORDPRESS: 0