Rritet numri i te infektuarve, por nuk ndryshojne masat anti-covid

Rritet numri i te infektuarve, por nuk ndryshojne masat anti-covid

Grabiti të moshuarin në Mat, autori një 12-vjeçar! Policia: Është nxitur për të kryer vjedhjen
U dëmtua nga moti i keq, rivendoset në punë linja 35kV Shkodër-Velipojë, bashkë me nënstacionet
Aktori vret fotografen dhe plagos regjizorin gjatë xhirimeve

Masat anti-Covid nuk do të ndryshojnë, por që situata pandemike të jetë nën kontroll duhet të repsektohen masat dhe të vijojë procesi i vaksinimit. Komiteti Teknik i Ekspertëve, në daljen e fundit, ka bërë një analizë të situatës aktuale në vend.

“Situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtat masa, por duhet zbatimi i tyre.

Ne mendojmë se nëse i zbatojmë këto masa me rigorizitet dhe nëse vijomë të marrim pjesë aktivisht në procesin e vaksinimit, kemi doza krejtësisht të mjaftueshme dhe kemi institucione që shkojnë sa më pranë qytetarit, ju lutem që të jeni aktiv në realizimin e këtij procesi dhe të mos ketë rritje të infektimeve. Kjo situatë epidemiologjike e tregon qartë se vaksinimi dhe zbatimi i masave janë të vetmet mënyra që ne mundet të kontrollojnë infeksionin dhe të mos përballemi me valë të tjera, më sëmundje të renda apo humbje jetësh.

Në të gjithë vendin po vijon vaksinimi i pandërprerë dhe se është parë një rritje e kërkesës për ta bërë atë sidomos gjatë gushtit që u cilësuar si muaji i hapur i vaksinimit. Deri tani me të dyja dozat është vaksinuar 27% e popullsisë ndërsa me një dozë është vaksinuar 37% e popullsisë, Gjirokastra është qyteti me vaksinimet më të larta.

Masat aktuale në fuqi janë:

-Mbajtja e masake në ambientet e mbyllura dhe në ato ambiente që nuk respektohet distance fizike.(qendrat tregetare, aeroportet supermarketet)

-Grumbullimet do të lejohen deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancimit social;

-Ora policore do të vijojë të mbetet në fuqi nga ora 24:00 – 06:00. Muzika deri në orën 23:00;

-Vijojnë të lejohen aktivitetet sportive me kapacitete të pjesëmarrësve deri në 30%, duke zbatuar protokollet e Insititutit të Shendetit Publik, dhe vijojnë të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike e kultutore, konferencave, dhe këto me kapacitet të reduktuar deri në 30% të pjesëmarrësve në përputhje me protokollet e ISHP.”.

Rreth 30% e të shtruarve në spitale i përkasin formave të renda. 60% e të shtruarve janë mëshkuj.

“Situata në spitale:

40% e të shtruarve janë femra, 60% meshkuj. 15% mosha të reja, 25% të mesme, 55% mosha të treta, dhe mbi 8% janë mosha të katërta mbi 80 vjeç.

Situata shëndetësore: 40% forma të lehta serioze. Rreth 30% janë forma të renda, pjesa tjetër janë kritike ose ndërlikime kërcënuese për jetën.

Rastet e reja:

Ata që kanë marrë një dozë janë 12 herë më pak se të pavaksinuarit. Ndërsa ata që kanë marrë dy doza janë 32 herë më pak se të pavaksinuarit që infektohen”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0