Pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, Elvira dhe Elez Dungaj, treguan hisotinë e tyre familjare, mënyrën se si kanë rritur një fëmijë që 3-ditësh e deri tani, që ua la në shtëpi një vajzë e re 18-vjeçe.
Nëna biologjike e djalit quhet Esmeralda Kamena, e cila sot tregoi jetën e saj të vështirë dhe arsyet se pse e la të birin te familja rome.
Ajo tregon momentin kur mësoi se priste fëmijë, pas një përdhunimi një Greqi.
“Mora vesh që jam shtatzënë, para se të vij në Shqipëri. Ai djali që jetoja më nxori nga shtëpia sepse tha nuk dua të femra që kanë fëmijë me burra të tjerë. Kam punuar në Patra, në një diskotekë, aty më kanë përdhunuar 5 vetë”.
Me lot në sy, Esmeralda shpjegon pse u detyrua ta braktisë djalin e saj:
“Kam lindur djalin në Shkodër, sepse atje po kërkoja një shtëpi për të jetuar. Kisha gjetur një lokal të punoja. Shkova te halla, vetëm dy ditë e mbajtën. Pastaj u largova nga shtëpia e hallës. Shkova të punoj, më tha halla eja te shinat e trenit që të flasim. Kisha djalin në duar, më tha nuk të mbaj dot sepse burri i gocës nuk do kurva me fëmijë.
Pyeta një shok, më tha do të shoh a mund të gjej ndonjë njeri që të më ndihmonte. Më pas më mori me vete, më çoi te Elvira. Ajo ishte shumë e dashur, shumë e respektueshme. Më mori brenda në shtëpi, lau djalin dhe i bëri të gjitha shërbimet, sikur të ishte nëna e tij. Ajo kishte dy vajza dhe donte shumë edhe një djalë. Pasi e lashë aty, i urova vetes vdekjen, nuk e kisha më djalin. Nuk kisha asnjë, as mamanë, as baba, as motër e vëlla. E kam puthur, i kam bërë një fotografi. Edhe sot e kam akoma atë fotografi.”
COMMENTS