Romët, të palodhurit që na ”mbrojnë” nga dielli

Të rinjtë ”refuzojnë” politikën; gjysma nuk duan të votojnë
Specialisti i mushkërive tregon për tri sëmundjet që i shkakton shisha
Më mire të mos paguaj sigurime, që të zgjedh vetë ku t’i bëj vizitat.

Një kamping romësh është ngritur prej dy muajsh në hyrje të plazhit të Velipojës dhe pjestarët e tij janë duke punuar për thurjen e çadrave të cilat  i  bëjnë me kashtë duke i transformuar në çadra dielli për plazhet private.
Çadrat janë të përbëra nga skelete metalike të cilat vishen me kashtë, e cila sigurohet nga moçalishtet e Beratit ku ato gjenden me shumicë apo në Levan të Fierit.

Për të përfunduar një çadër si proces punë nevojiten 2 orë. Një prej pjesëtarëve të këtij komuniteti jep më shumë detaje lidhur më këtë zanat, i cili na tregon se puna për të zgjat vetëm 2 muaj dhe gjatë 60 ditëve ai bashkë pjesatërt e tjerë të familjes realizojnë 200 deri në 250 cadra.

Punojnë që të gjithë, burra, gra, fëmijë, ndërsa zanati trashëgohet nga më të vjetrit tek me të rinjtë.Ka të paktën 13 vite që pjesëtarët e këtij komuniteti zhvendosen në Velipojë pak muaj para nisjes të sezonit turistik për të realizuar punimet e cadrave nga fitesa e së cilave ato mbajnë familjet.

Ndërkohë pasi puna e tyre përfundon me çadrat ata i drejtohen qëndrës së plazhit duke tregtuar aty si shitës ambulant.

 

 

romet

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0