Romët e Selitës​/ E gëzofshim të gjithë bashkë Unazën e Madhe të Tiranës, por me ne çdo bëhet ?!!!

Romët e Selitës​/ E gëzofshim të gjithë bashkë Unazën e Madhe të Tiranës, por me ne çdo bëhet ?!!!

Nënat shqiptare vendosin rekordin në Europë, kujdesen më shumë se kudo tjetër për fëmijet e tyre/ Numri i grave të papuna rritet
Kjo naftë po na vret ngadalë!
Shqipëri: Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e telefonave në shkollë duke filluar nga kjo datë

Nertila Muharremi, një nga anëtaret e familjeve rome, të cilëve iu prishën shtëpiat nga ndërtimi i Unazës së Re, i është drejtuar Kryeministrit me një letër të hapur në rrjetet sociale. Ajo uron dhe kërkon zgjidhje për fëmijët e saj, në lidhje me strehimin. Më poshtë lexoni statusin e plotë: 

Z. Kryeministër! 

Jam një ndër 50 familjet rome të Selitës që iu prish banesa si pasojë e zbatimit të këtij projekti. Investuam më shumë se 20 vite në banesat tona, i përfshimë në proçes legalizimi që në 2005 dhe si përfundim ato u prishën në 2015. 

Duke qenë se banesat tona nuk u legalizuan në kohë, nuk përfituam kompensim, por po trajtohemi nga MZHU me 3 vjet qira deri në mars 2018. 

Kjo zgjidhje është  e përkohshme.

Çështja jonë e strehimit kërkon një zgjidhje të qëndrueshme dhe  afatgjatë, duke mundësuar sistemim në banesa që të jenë në përdorim të përhershëm tonin.

Z. Kryeministër!

Unë vlerësoj se nuk  është e drejtë që pas 25 vitesh investime në shtëpitë që na u prishën, të përfundojmë në banesa me qira. 

Lutemi për vëmendjen tuaj dhe të Bashkisë Tiranë mbi këtë çështje. 

Faleminderit,

COMMENTS

WORDPRESS: 0