Rimbursimi i gjobave të marra në kufi, gjatë pandemisë – diskriminohen shtetasit që nuk kishin mundësi t’i paguanin

Komisioneri/ Enti Rregullator i Energjisë (ERE) diskriminon të varfërit.
Vaji i palmës, produkti ushqimor që po na “vret” çdo ditë nga pak.
Kur prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta ndihen të braktisur nga shteti dhe pa asnjë përkrahje.

thumbnail image 1Periudha e pandemisë, veç problemeve me shëndetin dhe financat mbylli edhe kufijtë si kurrë më parë, duke shkaktuar një ndalim të lëvizjes së lirë. Në muajin mars, pas rasteve të njëpasnjëshme të të infektuarve, qeveria, përmes një akti normativ, vendosi mbylljen e qyteteve, por edhe të kufijve të vendit.
Kjo mbyllje e papritur krijoi një situatë shumë problematike, brenda dhe jashtë kufijve. Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë ndaloi për muaj të tërë shumë qytetarë shqiptarë që të ktheheshin në atdhe.

Vetëm në qershor “të mbeturit jashtë” nisën të rikthehen dhe pavarësisht se ata kishin qenë të detyruar të qëndronin në vendet e huaja u gjobitën në pikëkalimet kufitare për “tejkalim të afatit të qëndrimit në hapësirën e Shengenit”. Masa e gjobës ishte 1200 euro për person.

Kryeministri shqiptar u zotua, në atë kohë, se gjobat do të anulloheshin nga shteti grek, ose në të kundërt, qeveria shqiptare do të rimbursonte shumën. Për këtë të fundit Këshilli i Ministrave Miratoi Vendimin Nr.474, datë 15.06.2020 “Për një shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2020, për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”. Sipas këtij vendimi dhe procedurës së rimbursimit për t’u dëmshpërblyer, personat e dëmtuar duhet që më parë t’i kishin paguar gjobat në kufi.

InFormimi.al, referuar ligjit nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’, kërkoi informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në lidhje me numrin e qytetarëve të gjobitur nga shtetet e huaja si dhe numrin e qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursm, në bazë të VKM-së.
Sipas përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve – “deri me datë 07 Dhjetor, 2020 kanë aplikuar 190 qytetarë për t’u rimbursuar. Prej tyre, 84 qytetarë, që kanë paraqitur dokumentacion e plotë sipas kërkesave ligjore, janë rimbursuar”

Ndërkohë, pjesa tjetër, ajo që nuk ka pasur mundësi që të paguante në pikat e kalimit shifrën prej 1200 eurosh do të penalizohet dhe nuk do të ketë mundësi që të dalë më jashtë kufijve, në shkelje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe sigurisht për shkak të diskriminimit të tërthortë nga situata e krijuar për shkak të VKM-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0