Rikthimi në auditore/ Studentët peticion, mbledhin 10-të mijë firma online

Rikthimi në auditore/ Studentët peticion, mbledhin 10-të mijë firma online

Librat falas – Hyn në fuqi vendimi, shtohen kategoritë përfituese
Nxënësit e Shkollës 9-Vjeçare Shefqet Tançi në rrethin e Bulqizes  bojkotojnë mësimin…
Në protestë edhe studentët e Vlorës

10 mijë studentë përmes përfaqësuesve të tyre Agred Tafaj dhe Aurel Kujtimi kanë mbledhur online firmat në një peticion ku kërkojnë hapjen e auditoreve  për provimet, seminaret, praktikat dhe punët e laboratorit.

Në një shkresë të hartuar prej tyre, studentët shprehen se provimet online vënë studentët në kushtet e pabarazisë dhe pamundësisë për sigurimin e kushteve.

Artan Hoxha ,Rektori i Universitetit të Tiranës, firmosi dje vendimin e zhvillimit online të provimeve të semestrit të parë për studentët. Megjithatë rektori e le të hapur mundësinë e zhvillimit në auditorë të disa prej provimeve.

Për këtë çështje, Agred Tafaj, drejtues i Lëvizjes Studentore u shpreh në Euroneës Albania se vendimi i rektorit Hoxha është i nxituar.

“Ky vendim është pak i nxituar, pasi vetë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka thënë që ne po presim që në bashkëpunim me ministrisë e Arsimit, të jemi në gjendje që të marrim një vendim, me qëllim që të hapen auditorët”, u shpreh ai.

Zoti Tafaj bëri edhe njëherë publike kërkesat aktuale të studentëve.

“Nuk duam leksione, pra nuk duam grumbullime të mëdha, ato që duam ne është mësimi në auditorë për seminare, praktika dhe laboratorë”, tha ai.

Ai tregoi se studentët i kanë dërguar edhe një peticion autoriteteve shtetërore për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Peticioni fillimisht iu dërgua, kryeministrit, ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Arsimit. Kërkesa ishte e qartë pra hapja e auditorëve për seminare, praktike dhe laboratorëve”, tha drejtuesi i Lëvizjes Studentore.

Sipas tyre, opinionet e pedagogëve nuk përfaqësojnë vullnetin e tyre.

“Ju bëjmë me dije se peticioni për hapjen e auditoreve është mbi 10 mijë nënshkrime. Më poshtë ju paraqesim listën e të gjithë nënshkruese. Ju bëjmë të ditur gjithashtu se kërkesat tona për hapjen e auditoreve lidhen me zhvillimin e seminareve, praktikave dhe punët e laboratorit duke përjashtuar zhvillimet e leksioneve. Kërkojmë që zhvillimi i provimeve të përfshihet si pjesë e kërkesës së studentëve për hapjen e auditoreve dhe marrjen drejtpërdrejtë të studentëve në provime.

Ne studentët kundërshtojmë zhvillimin e provimeve online për shkak të pamundësisë dhe pabarazisë në sigurimin e kushteve për zhvillimin e tyre për pasojë edhe parabazinë para ligjit dhe shkeljet e detyrimit kushtetues. Opinionet e pedagogëve dhe administratës së universiteteve nuk përfaqësojnë vullnetin e studentëve dhe jo detyrimisht mbrojnë interesin e tyre”, thuhen në peticionin e tyre, sipas Abcneës.

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka marrë një vendim se kur do të hapen auditoret, ndërsa e kanë cilësuar hapjen e universiteteve si vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0