Fatkeqësi me një fund të lumtur për një dentist turk në Ravello, në provincën e Salernos. Në parkingun në Piazza Duomo, ku kishte lënë makinën, burri kuptoi se i kishte humbur portofoli me 4 mijë euro, karta krediti dhe dokumente.
Siç raporton gazeta lokale Ottopagine, portofolin e kishte gjetur një djalë, i cili lajmëroi pronarët e një lokali në shesh. Pikërisht aty turisti, i cili ishte në kërkim të çantës, mori atë që humbi.
Më pas dentisti i dha të riut 200 euro për ndershmërinë e tij. Jo vetëm kaq, ai i la të dhënat e kontaktit, duke e ftuar të shkonte në Turqi edhe vetëm për t’u kujdesur për dhëmbët dhe gjithçka shpresojmë të jetë falas.
COMMENTS