Rikthehen vjedhjet me “maska”/Me automatik futen në marketin në Korçë

Rikthehen vjedhjet me “maska”/Me automatik futen në marketin në Korçë

Situatë alarmante: Në Shamoll Korçë 8 km për të siguruar ujë
Korçë/Mjeku i njohur Kujtim Shabani pritet te nderohet me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes.
Korçë: Ish konvikti i shkollës së ndërtimit, zona më e ndotur

Katër persona të maskuar kanë vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit një market në qendër të fshatit Voskop.

Pronari i marketit  Bledar Leska thotë për Ora News se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë që 4 persona kanë zbritur nga një mjet i zi, tip golf rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Sipas tij, njëri prej vjedhësve mbante në dorë një armë, tip automatik Scorpion me tytë të prerë, me të cilën ka thyer xhamin e pjesës së poshtme të derës

Të 4 personat kanë hyrë në market dhe kanë marrë nga kasaforta rreth 100 mijë lekë, pije, cigare dhe ëmbëlsira.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45. Makina tip golf 6 ka zbritur nga rruga e Voskopojës, bën një rrethrrotullim këtu tek pika e karburantit dhe ndalonn këtu. Zbresin katër persona, tre të maskuar dhe me doreza bashkë me armë. Kanë shqyer derën siç e shikoni. kanë marrë kasafortën, të gjitha pijet, shishe uiski, çokollata, të gjitha çfarë kishte.

Në kasafortë djali kishte harruar portofolin fatkeqësisht për ne dhe për fat të mirë të tyren. Dje makina kishte një defekt për tu bërë dhe kishte të gjitha lekët me vete. gati 100 mijë lekë kishte.

Nga kamerat pamë se kishin armë, një lloj automatiku “Scorpion” me tytë të prerë. Me tytën e armës dhe shkelm kanë shqyerderën dhe kanë hyrë. Duket dhe arma, e kanë lënë në banak kur hynë. Kanë mbaruar punë dhe kanë ikur nga rruga e Voskopojës,” tha pronari i marketit.

Policia e Korçës ka nisur hetimet per ngjarjen,të cilën paraprakisht e ka klasifikuar si vjedhje.20221108 112841

COMMENTS

WORDPRESS: 0