Ekspozita me fotografi, ”Fragmente nga jeta e përditshme e mbledhësve të mbetjeve të riciklueshme. Sfidat dhe sakrificat në mungesë të një pune formale” u mbajt sot në ambjentet e Kalasë së Tiranës.
Ekspozita sjell nëpërmjet fotografisë, portretet dhe çaste nga e përditshmja e anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët mbledhin materiale të riciklueshme dhe do të jetë e hapur për qytetarët deri në orën 19:00 të darkës.
Riciklimi, puna e vështirë, informale, e pasigurtë, me të ardhura të pamjaftueshme për të mbyllur një ditë dhe sfida e tyre për të përballuar ditën tjetër është padukshme për pjesën tjetër të shoqërisë dhe kjo ekspozitë nëpërmjet fotografisë tenton t’a bëjë të dukshme dhe të prekshme realitetin e grumbulluesve të mbejtjeve të riciklueshme.
Fotografitë në Bardhë e Zi të realizuara në përditshmërinë e anëtarëve të komunitetit, ricikluesve në kuadër të kësaj ekspozite i japin më shumë forcë mesazhit që përçohet te qytetarët. Gjithashtu panorama bëhet më e plotë nga fotot e arkivuara, të realizuara në protesta dhe aktivitete të tjera.
Fotografitë tregojnë persona, të cilët çdo ditë përpiqen të sigurojnë të ardhura për të ushqyer framiljet e tyre, por përballen me përbuzje, diskriminim e shpeshherë edhe me dhunë nga Policia Bashkiake.
Jeta Pera aktiviste dhe organizatore e kësaj ekspozite shprehet se dy ishin qëllimet kryesore që synuan të arrijnë nëpërmjet fotografisë . “Rikthimi në vëmendje i çështjes së ricikluesve institucioneve, të cilët në këtë situatë post-panndemike të kenë mundësinë që të reagojnë dhe të hartojnë praktika, modele punësimi për ricikluesit duke i shmangur nga konflikti i përhershëm me Policinë Bashkiake dhe lënia në kushte të vështira ekonomike.
Zgjedhja e ekspozimit të jetës së përditshme e anëtarëve të komunitetit është edhe për qytetarët, të cilët në momentin që mund të shohin ngjarje dhe detaje nga përditshmëria e ricikluesve të mund të kuptojnë më shumë rreth situatës së tyre dhe të zbehen paragjykimet dhe steriotipet e krijuara.”-
Gjithashtu i pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Z. Robert Gajda, i cili theksoi se organizimi i këtij eventi ishte shumë i nevojshëm sepse informon, ndërgjegjëson, sensibilizon qytetarët por edhe institucionet mbi realitetin që ndeshim çdo ditë.
“Institucioni i Komisionerit gjithmonë kur i është paraqitur rasti është munduar të ndihmojë në mbrojtje të personave nëpoërmjet ndërrmarjes tij por kjo nuk mjafton. Ajo që nevojitet sot është rregullimi i këtij fenomeni , formalizimi i tij, punësimi në mënyrë formale i këtyre personave që e bëjnë këtë punë në sytë e të gjithëve dhe për këtë kërkohet një bashkëpunim i institucioneve dhe më shumë sesa bashkëpunim kërkohet frymë pozitive për ta zgjidhur këtë problem të konstatuar prej kohësh.”- shprehet Z. Gajda për informim.al.
Më poshtë mund të shihni galerinë me foto nga ekspozita “Ricikluesit”

“Cikli i varfërisë”

“E shtrenjta tricikël”

“Kontrasti”

“Përditshmëria e ricikliuesve”

“Foto arkive gjate protestave”

“Foto të arkivuara nga ngjarjet e ndodhura”

“Ricikluesit”

‘Foto ironizuese mbi vlerën e kanoçeve”

“Foto ironizuese mbi vlerën e këmbimit të mbetjeve”

“Foto ironizuese për numrin e lartë të dosjeve”
COMMENTS