Ricikluesit/ 80% e ricikluesëve në Tiranë gati të punësohen në punë të qëndrueshme dhe kushte më të mira pune.

Ricikluesit/ 80% e ricikluesëve në Tiranë gati të punësohen në punë të qëndrueshme dhe kushte më të mira pune.

“17-vjeçari tentoi të mbronte të atin”/ Babai i kishte dalë djalit para kur mbaroi shkollën, u vranë në hyrje të një lokali.
22 mijë studentë për herë të parë në auditorë …
Drizë, Fier/ Mobilizimi i banorëve rom për të kërkuar të drejtat bazike, nxiti bashkinë të marrë masa

Varfëria dhe përjashtimi social i detyron shumicën e romëve dhe egjiptianëve të bëjnë punë të pakualifikuara në sektorin informal.

Të dhënat e pyetësorit mbi gjendjen aktuale të ricikluesve, ku u pyetën në total 366 veta, 225 meshkuj dhe 141 femra, 94.23% pra 324 veta,  pohojnë se burimi kryesor i të ardhurave të  tyre është riciklimi.  Dhe nga 3% zënë lypja, tregtimi i rrobave dhe ndihma ekonomike.

Por kjo punë ju siguron atyre të ardhura pothuajse  të pamjaftueshme për të sigururar jetesën e tyre dhe për të plotësuar nevojat e pjestarëve të tjerë të familjes.

215 persona deklarojnë që të ardhurat nga puna  e tyre janë deri në 20 000 lekë , shumë kjo e cila shkon deri ne minimumin jetik dhe jo deri në pagën minimale. 142 deklarojnë se të ardhurat e tyre variojnë nga 20 001 – 40 000 lekë dhe 7 persona shprehen se të ardhurat variojnë deri ne 60 000 lekë ndërsa mbi këtë shifër nuk kalon asnjë nga individët e anketuar.

Riciklimi nuk është një zgjidhje e momentit  për mbijetesën e këtij komuniteti. 35.96 % e tyre e bëjnë këtë punë prej më shumë sesa 20 vite. Ata shprehen se këtë punë e bejnë edhe familjarët e tjerë të tyre dhe një pjesë prej më shumë se 30% shprehen se punojnë mbi 8 orë, pra 8-12 orë.

Të fituarit e jetesës duke mbledhur metal për skrap dhe mbetje të tjera të riciklueshme, mund të bëhet e pamundur pas privatizimit potencial të zonave të groposjeve (landfillave). Pas nënshkrimit të kontratës midis Bashkisë së Tiranës dhe një kompanie të mbledhjes së mbeturinave, romët janë ngacmuar nga policia kur mblidhnin materiale të riciklueshme që në mars 2017.

Të pyetur nëse 2 vitet e fundit janë ndaluar nga Policia Bashkike rezulton se; 71.35 % janë ndaluar nga policia Bashkiake dhe 6.18% nga policia Rrugore. Për 49.16% të tyre janë marë masa si gjobë, sekuestrim mjeti dhe materialesh dhe 7.3 % e tyre  pohojnë se janë arrestuar dhe u është sekuestruar mjeti.

Komunitetet rome dhe egjiptiane ndeshin shumë vështirësi në aspektin e punësimit, arsimimit dhe trajnimit profesional. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë të regjistruar si të papunë në zyrat e punës dhe nuk përfitojnë sigurime shoqërore dhe shërbime sociale. Si rezultat i varfërisë dhe vështirësive ekonomike, me të cilat komunitetet rome dhe egjiptiane janë përballur historikisht, atyre u mungon arsimimi dhe për pasojë kanë vështirësi në punësim.

Të pyetur nëse do ta ndërronin punën e tyre me një punë tjetër  të qëndrueshme dhe të rregullt 80.34% e tyre shprehen që po. 50% do ta ndërronin me punë në shtet dhe 30% me punë në sektorin privat.

Vështirësia me e madhe për të cilën ata nuk ndërrojnë punën e tyre është fakti që diskriminohen dhe atyre nuk ju është ofruar një vend pune. 41% e tyre janë të regjistruar në zyrat e punës dhe vetëm dhe vetëm 4.83% janë punësuar nga këto zyra pune. Kurse  89% e të anketuarve shprehen se nuk ju është ofruar një vend pune nga zyrat e punës.

“Mungesa e arsimimit dhe trajnimit profesional dhe, si pasojë, i punësimit dhe sigurimeve shoqërore, i kufizojnë edhe më tej komunitetet rome dhe egjiptiane, i varfërojnë edhe më shumë dhe nuk i lejojnë të dalin nga rrethi vicioz. Nga ana tjetër, varfëria dhe mungesa e përkrahjes sociale pengojnë arsimimin e tyre të mëtejshëm duke e bërë shumë më të vështirë përmirësimin e kushteve.” theksohet në një Studim për vlerësimin e nevojave të komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri në 2012.

Për komunitetin rom dhe egjiptian diskriminimi është i dukshëm si përshembull në rastet e dëbimit me forcë apo mungesës së sigurisë apo pronësisë për këto komunitete. Këto komunitete përballen me rregulla të rënduara, kufizime apo shfaqje të diskriminimit edhe kur bëhet fjalë për banesat sociale, gjë që shkakton ndarjen fizike të këtij komuniteti nga maxhoranca. Romët nuk kanë siguri për zotërimin e banesës dhe shpesh jetojnë në banesa informale, pa leje ndërtimi dhe dokumente pronësie.

Sipas një pyetësorit rezulton se shumica e romëve dhe egjiptjanëve  jetojnë në Baraka pra  55.46% e tyre dhe vetem 27.05% jetojnë në apartament ose shtëpi në pronësi të tyre, kurse 8.20% jetojnë në apartament me qera.

Këto të dhëna dëshmojnë qartë mungesën e politikave sociale që janë ndërrmarë ndër vite për të përmirësuar jetesën për këto komunitete dhe gjithashtu thekson diskriminimin e tyre nga pjesa tjetër e popullsisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0