Reuters – SHBA planifikon të sjellë në Shqipëri afganët që largohen nga lufta

Reuters – SHBA planifikon të sjellë në Shqipëri afganët që largohen nga lufta

Universteti Politeknik i Tiranës ka mungesë transparence dhe qasjeje në informacion publik- Paditet nga Qendra për Arsim Cilësor
Covid-19/ Mjeku Ulqinaku qetëson shqiptarët: Kjo është e vetmja sfidë që nuk kemi kaluar…
Shuhen flakët mbi tunelin e Kalimashit

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta mes disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën, për të siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve që punonin për qeverinë amerikane.

Lajmi është bërë me dije nga media prestigjioze botërore “Reuters”, ku katër zyrtarë amerikanë  janë shprehur se administrata amerikane kërkon të mbrojë afganët e lidhur me SHBA-në nga hakmarrjet talebane, ndërkohë që përfundojnë në mënyrë të sigurt procesin e miratimit të vizave të tyre amerikane.

Teksa talebanët po përparojnë në mënyrë të frikshme drejt qëllimit të tyre për të marrë nën kontroll Afganistanin, Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se do të dërgojnë 1.000 punonjës në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV).

Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe ata që kanë kryer punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV.

“Është thellësisht shqetësuese që nuk ka ndonjë plan konkret për evakuimin e aleatëve të cilët janë qartazi në rrezik”, tha Krish O’Mara Vignarajah, President i Organizatës së Zhvendosjes së Shërbimit Ligjor të Imigrimit dhe Refugjatëve.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se vendet ishin në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19, para se të lejohen të fluturojnë. Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata amerikane të “hedhë sytë” te disa vende të tjera dhe t’i “joshë”.

SHBA kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe politike për Kosovën në këmbim që të pranojë disa mijëra afganë. Por në të njëjtën kohë, ka shqetësim në Uashington për aftësinë e Kosovës për të strehuar afganët.  Akoma Ministria e Jashtme e Kosovës dhe as autoritetet në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë koment për këtë kërkesë. E njëjta kërkesë iu është drejtuar edhe Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit.

Rreth 1 200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3,500 në javët e ardhshme në kuadër të “Operacionit të Aleatëve Refugjatë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0