Reshjet përmbytin mbi 400 HA tokë dhe banesa

Reshjet përmbytin mbi 400 HA tokë dhe banesa

Banorët e Bërxullës nuk i ndal shiu, protestojnë kundër Ministrisë dhe “Gener 2”
19 gra dhe fëmijë kthehen nga kampet e refugjatëve në Siri
Grabiti të moshuarin në Mat, autori një 12-vjeçar! Policia: Është nxitur për të kryer vjedhjen

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve, dëmtim të urave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës. Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Si pasojë e përmbytjeve dy familje në Shkodër dhe tre në Malësinë e madhe janë evakuuar.

Disa banesa të tjera rrezikojnë të përmbyten.

“Rreziku është që ky uji që rrjedh drejt Dajçit të shkaktojë përmbytje në ato zona, ndaj jemi për të kontrolluar punën e hidrovoreve”, tha ministri Peleshi.

Situata po vështirësohet edhe në rrethinat e qytetit ku lagja Ajasëm është rrethuar nga uji. Prezenca e madhe e ujit në hyrje të qytetit tek Harku i Bërdicës ka bërë që të pezullohet qarkullimi i makinave të vogla.

Një tjetër qark problematik është ai i Lezhës. Dhjetëra hektarë tokë në Zadrimë janë mbuluar nga uji. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Durrësit pasi në disa rrugë të brendshme, prezenca e ujit vështirësoi kalimin.

Po ashtu linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike janë dëmtuar në veri të vendit, por edhe në Tiranë, Vlorë e Gjirokastër. Për pasojë disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

“Po vendosen në kontroll të gjitha zonat. Kur të ulet edhe intensiteti i reshjeve do të kemi furnizim të plotë me energji elektrike”, u shpreh ministri Peleshi.

Në qytetet bregdetare për shkak të motit të pafavorshëm është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese deri në 22 Nëntor.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri janë qarqet me rrezikun më të lartë për përmbytje.

Një reagim për situatën ka bërë edhe Presidenti i Republikës që ka kërkuar angazhim maksimal nga autoritetet për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi.

Tv Klan

COMMENTS

WORDPRESS: 0