Reshje shiu dhe përmbytje, Ministria e Mbrojtjes: Merrni masa, pritet përkeqësim i situatës në 5 qarqe

Reshje shiu dhe përmbytje, Ministria e Mbrojtjes: Merrni masa, pritet përkeqësim i situatës në 5 qarqe

HISTORIA, FSHATI QË HAPI VETË RRUGËN…
Arrestohet e gjithë familja në Elbasan/ Ushtronin veprimtari kriminale
I shuhet familja për shkak të helmimit – Deklarata e djalit të familjes Haliti

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim në orët e para të mëngjesit të sotëm ku bën të ditur se pesë qarqe të vendit mund të rrezikojnë përmbytjet.

Kjo për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh.

Në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, pritet të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.

“Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.
Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0