Reportazh/ Historia e Meritës, nënës me 4 fëmijë pa baba, që nuk kërkon më lëmoshë por punon

Reportazh/ Historia e Meritës, nënës me 4 fëmijë pa baba, që nuk kërkon më lëmoshë por punon

Bashkia Tiranë pushon nga puna anëtarin e komunitetit egjiptian /Proçesi i paligjshëm dhe diskriminues
E-albania/ Pas zgjedhjeve bllokohen aplikimet për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës
Individët e infektuar me COVID-19 nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit

“Një ditë burri im, duke kërkuar për hekura në një tunel në afërsi të Lana Bregasit, iu shemb tuneli mbi kokë dhe humbi jetën në moshën 29 vjeç”. Kështu e nis historinë e saj, që mund të ishte fare mirë vetëm njëra prej dhjetra të ngjashmeve të komuniteti rom, Merita.

Por secilit i dhemb e vetja. 

Merita Rakipi, 29 vjeçe, është nënë e 4 fëmijëve të vegjël, 2 vajza dhe 2 djem. Pas vdekjes së bashkëshortit, ajo pa si zgjidhje të vetme të shkonte çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe të kërkonte lëmoshë.   

Dikur, ndërsa i shoqi kërkonte hekurishte që i shiste për skrap, apo bënte punë të llojit ‘ku të dilte’, ajo shiste rroba të përdorura fshatrave. Pas vdekjes së të shoqit jeta e saj u vështirësua më shumë.  

Katër fëmijët e saj, nuk e kishin kuptuar që babai i tyre nuk ishte më, ata e kërkonin mes lotësh. Meritës i duhej të përballonte jetën e vetme, në një shtëpi pa burrë dhe me pa asgjë në të, përveç 4 mureve, në Lana Bregas.

Kur fati mori këtë kthesë të fortë, Merita e kuptoi që jeta e saj mund të kalonte gjithmonë rrugëve, gjithmonë duke shtrirë dorën për lëmoshë. Fëmijët do detyroheshin që të bënin të njëjtën gjë për të fituar bukën e gojës; nuk do të mund të shkonin në shkollë pasi ata nuk do të kishin mundësinë për të përballuar shpenzimet.

Në janar 2019, Merita njoftohet nga aktivistët e Komunitetit Rom dhe Egjiptian se pranë banesës së saj do të hapej një treg dhe se ajo do të kishte një vend ku mund të tregtonte rroba të përdorura. Për Meritën ky ishte një lajm i mirë. 

Merita TreguGjashtë muaj më vonë, gazetari i Informim.al takoi Meritën në Tregun e Rrobave Të Përdorura në Shkozë. Fëmijët tashmë kishin filluar të ndiqnin shkollën, dhe ajo kishte mundësi që me të ardhurat që nxirrte nga tregtimi i rrobave të ushqente fëmijët. Çka ishte më e rëndësishme, me punën e saj dhe jo duke këkuar lëmoshë në rrugë.

“Pas një viti vuajtesh dhe mjerimi, falenderoj aktivistët që më lajmëruan se do hapej një treg për të shitur rroba të përdorura. Unë tani ndjehem më mirë, fëmijët shkojnë në shkollë dhe unë sot kam mundësi t’i ushqej fëmijët e mi, “tregu më ka ndryshuar jetën”, thotë Merita për Informim.al

Por nuk është vetëm Merita. Në tregun e Shkozës, janë 103 tregtare të Minoritetit Rom dhe Egjiptian të cilët kanë gjetur një mundësi vetpunësimi për të rritur të ardhurat ekonomike të familjeve të tyre dhe për t’i shpëtuar keqtrajtimit të rrugës.

Nga:Brejdon Xhavara

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0