Rëndësia e ndërmarrësve të formësuar brenda korporatës..

Rëndësia e ndërmarrësve të formësuar brenda korporatës..

Përfaqësues të komunitetit egjiptian dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.
Tatimet kontrolle në terren për qiratë
‘Më kanë marrë triçiklin e dytë brenda katër ditësh’, i mituri rom denoncon dhunën e policisë
Mënyra se si kompanitë e mëdha zbulojnë dhe zbatojnë inovacionin brenda kompanisë po transferohet gjithnjë e më shumë me krijimin e ekipeve sipërmarrëse, paneleve përshpejtuese dhe inkubatorëve të brendshëm që sjellin një mentalitet të startup-ve në organizatat e korporatave. Bizneset e mëdha po mundohen të mishërojnë brenda mureve të tyre konceptin e ndërmarrësve apo një qasje sipërmarrëse ku ekipet dhe individët po shtynë idetë e reja nga brenda organizatës. Kjo është një qasje e mirë për ruajtjen e shkathtësisë dhe fokusit drejt klientëve dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të një korporate.
Brenda shumë bizneseve të mëdha ka njerëz të talentuar me përplot ide të shkëlqyera të reja. Sfida është realizimi i ideve që sjellin vlerë të shtuar kompanisë. Kompanitë e mëdha janë bërë shumë efektive sa i përket fushëveprimit të tyre primar sa që shpesh nuk mbetet hapësirë për një kahje të re. Kjo paraqet fazën e prezantimit të ndërmarrësve të korportatave (ang. Intrapreneurs apo Corporate Entrepreneurs).
Organizatat shpesh kërkojnë të blejnë biznese të reja për të zgjeruar portfolion e produkteve, për të shtyrë inovacionin dhe për të rritur ofertën e tyre, por ato nuk mund të mbështeten vetëm në blerjen e bizneseve për të integruar një frymë të re. Blerjet mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë aftësi dhe teknologji të reja plotësuese dhe mund të rifreskojnë kulturën sipërmarrëse brenda kompanive të themeluara – kështu që një kombinim i ndërmarrësve brenda korporatës dhe blerjes mund të funksionoj mirë.
Vlera e shturar në këto raste është shpejtësia, që është çelësi kur bëhet fjalë për sipërmarrjen e korpotatave. Këto ekipe apo individë të dedikuar mund edhe të prishin shtresa të korporatave që shpesh mund të ngadalësojnë kompanitë të burokracive së dendura, të kenë përfitime të tjera për bizneset: të tilla si aftësia për të eksploruar dhe eksperimentuar në fusha të reja të tregut para se të bëjnë një angazhim të madh financiar dhe për të ndikuar më gjerësisht në fuqinë punëtore

COMMENTS

WORDPRESS: 0