Shqiptarët e paguajnë nga xhepi i tyre shëndetin, në masën 60%.
Kjo e dhënë del në pah nga një studim i fundit i Institutit Legatum sa i përket indeksit të prosperitetit në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.
Ajo që bie më shumë në sy nga grafiku është se Shqipëria është e para në këtë drejtim, e madje nuk ka asnjë rival me të cilin mund të krahasohet.
Në të gjitha vendet e tjera të Europës qendrore dhe lindore, kjo normë zbret ndjeshëm, nën 60%, deri në rreth 10% në rastin e Sllovenisë.
Mesatarja e Bashkimit Europian ndërkohë, fiksohet në rreth 20%.
Sakaq, në Shqipëri, me rreth 60% të shpenzimeve për shëndetësinë që vjen nga xhepi i qytetarëve, pjesa e mbetur garantohet nga skemat qeveritare dhe nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, raporton scan.
Skemat qeveritare mbulojnë më pak se 10% të shpenzimeve për shëndetin. Pjesa e mbetur, pra diçka më shumë se 30%, është pjesa që mbulohet nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.
Ndryshe nga disa prej vendeve të Bashkimit Europian, në Shqipëri nuk zë peshë aspak sigurimi vullnetar i shëndetit.
COMMENTS