Rekord divorcesh: Ja ku renditet qyteti i Elbasanit

Rekord divorcesh: Ja ku renditet qyteti i Elbasanit

Kur sëmundja dhe varfëria bëhen një!
Azilkërkimi në Gjermani. Jo të gjithë historitë mbarojnë me “happy-end”
Mentaliteti , zakonet, dhe varfëria “mikeshat” e grave të Periferisë

 

 

7,956 divorce janë shënuar në Shqipëri gjatë vitit 2017. Numri çshtë më i larti i 5 viteve të fundit.

Fenomeni ka marrë përmasa të frikshme, për aq kohë sa sipas Ministrisë së Drejtësisë, referuar gjykatave, në 2017-ën janë divorcuar 311 çifte më shumë se vitin paraardhës.

Tirana vazhdon të kryesojë listën me 1,897 raste divorcesh në 2017-n, pasuar nga Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra dhe Korça. Puka dhe Tropoja mbeten qytetet më konservatore të familjes duke shënuar respektivisht, vetëm 40 dhe 44 raste.

Sipas psikologëve të gjykatave, shkaku më i madh që çon në prishjen e familjeve është emigracioni, me problemet e mëdha sociale që prodhon ky fenomen, kryesisht si pasojë e largimit të burrave. Në vendin e dytë qendron bixhozi. Kërkueset në këto raste janë gratë, të cilat duan të mbrojnë fëmijët dhe pronën nga lënia në kumar e te ardhurave nga burrat.

Kërkesat për divorce si pasojë e përfshirjes së burrave në varësinë nga lojërat e fatit, kanë ardhur duke u rritur, gjë që korrespondon edhe me shtrirjen e këtij fenomeni në çdo qytet apo fshat të vendit. Arsyet të tjera të divorcit, sipas statistikave janë edhe shkaqet si varfëria, tradhtia bashkëshortore, dhuna e alkooli.

Në vitin 2015, sipas statistikave të ministrisë së Drejtësisë, u vu re një trend uljeje i kërkesave për divorc, por në vitet ne vijim ritmi ka qenë ne tendencë  rritjeje.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0