Regjistrimi i saktë i minoriteteve, sfida e Cens 2023

Regjistrimi i saktë i minoriteteve, sfida e Cens 2023

“E harruara”. E verbër dhe e braktisur nga fëmijët. Ja apeli i saj për ndihmë
Melinda Gates paguan 130 mijë dollarë nata për të shmangur vëmendjen mediatike pas divorcit
“Protokolli mjekësor nuk zbatohet. Pacientët me talasemi nuk marrin gjak

Referuar të dhënave zyrtare, rreth 3380 individë në Shqipëri i përkasin minoritetit egjiptian dhe rreth 8000 atij rom, ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, shifrat janë të tjera. Rreth 8000 fëmijë të komunitetit egjiptian kanë përfituar libra falas dhe rreth 4000 romë. Qartësisht, INSTAT nuk disponon të dhëna të plota mbi minoritetet në Shqipëri.

A do ketë regjistrim të saktë këtë vit, mbetet në pikëpyetje. Konferenca e hapjes së Cens 2023 u zhvillua me dyer të mbyllura dhe mediat nuk u lejuan të bënin asnjë pyetje. Të dhënat që iu paraqitën publikut ishin të njohura tashmë dhe të përsëritura, por detaje të rëndësishme, si siguria e të dhënave dhe saktësia e tyre, garantohen vetëm me anë të fjalës, pa argumente konkrete.

INSTAT nuk ju përgjigj kërkesave nga media për informacion nëse anketuesit janë të trajnuar siç duhet dhe nëse priten probleme në regjistrimin e komunitetit rom dhe egjiptian.

Përkatësia etnike vazhdon të jetë një pyetje me të drejtë mospërgjigje nga i anketuari. Në vitin 2011, rreth 90 mijë persona në Tiranë kanë preferuar të mos e deklarojnë etninë e tyre, ndërkohë që komunitetit rom i llogariten 2300 individë dhe rreth 800 egjiptianë. Sipas llogarive nga ana e organizatave, këto shifra janë shumë herë më të ulta sesa ato të hasura në terren dhe vizualisht. Ekziston një mendim nga ana e organizatave që edhe me Censin e 2023, romët dhe egjiptianët do hezitojnë që të përgjigjen për etninë e tyre për shkak të frikës nga diskriminimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0