Ditën e sotme, pas arrestimit të dy familjarëve të një pacienti, QSUT ka lëshuar një njoftim për mediat.
Në pranga janë vënë dy qytetarë, Igli Spahija dhe Bledar Bali, të cilët, në ambientet e spitalit QSUT, dhunuan mjeken e spitalit infektiv, duke hedhur akuza se ajo kishte neglizhuar kurimin e një të afërmi të tyre. Ata gjithashtu dëmtuan dyer e dritare të këtij spitali.
Deklarata e plotë:
Shërbimi Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.
Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges sonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.
COMMENTS