Reagon policia në lidhje me sherrin brenda komisatiatit të Librazhdit: Një qytetar kundërshtoi policinë

Reagon policia në lidhje me sherrin brenda komisatiatit të Librazhdit: Një qytetar kundërshtoi policinë

Këta po na vrasin!
Vukatanë, Varfëria “Gjunjëzon” Familjen Ferracaku
Stuhi e fortë në Rrogozhinë/ Dëme në Spille dhe në Kryevidh, rrëzohen pemët, dëmtohen disa ura që lidhin fshatrat

Policia ka reaguar në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd. Korrespondenti i Panorama, raportoi se një efektiv policie kishte goditur me grusht një person, ndërkohë policia jep një tjetër version dhe thotë se ka pasur një konflikt mes tre personave.

Në njoftimin e policisë thuhet se sot pasdite është njoftuar salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd, për një konflikt. “Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin K. F. që kishte telefonuar dhe shtetasin Sh. D. që ishte konfliktuar me shtetasin F. K”.

“Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte shtetasin Sh. D., 52 vjeç, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D”, sqaron policia.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, në të cilin pretendohet se një punonjës policie ka goditur me grusht një qytetar, në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë.

Më datë 27.12.2022, rreth orës 15:15, është njoftuar salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd, për një konflikt.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin K. F. që kishte telefonuar dhe shtetasin Sh. D. që ishte konfliktuar me shtetasin F. K.

Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte shtetasin Sh. D., 52 vjeç, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D.

Në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë veprimet procedurale nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

COMMENTS

WORDPRESS: 0