Reagon Blendi Gonxhe: ‘Nuk ka dyfishim të patentës’ pavarësisht se pranon se do ketë dyfishim pagese

Reagon Blendi Gonxhe: ‘Nuk ka dyfishim të patentës’ pavarësisht se pranon se do ketë dyfishim pagese

Dyfishimi i papritur i patentës: efekti domino i autonomisë së institucioneve publike
Autoriteti i Konkurrencës anulon vendimin, DPSHTRR reagon në kundërshtim të këtij institucioni
Dyfishohet pagesa për Patentën, vendimi hyn në fuqi në Mars të 2023

Blendi Gonxhe akuzon mediat për mashtrim pa dhënë argumenta të reja mbi faktin bazë, që pagesat e kursit të patentës do dyfishohen

Me anë të një postimi në rrjetin sociale facebook, drejtori i DPSHTRR, ka sqaruar opinionin publik në lidhje me marrëveshjen e bërë nga ky institucion dhe subjekteve që ofrojnë shërbimin e autoshkollave në Tiranë. Fatkeqësisht, sqarimi i tij nuk ka dhënë detaje kundra faktit se marrja e një patente të klasit B tashmë do kushtojë rreth 85mijë lek të reja.

Gonxhe është shprehur i revoltuar me mediat, për keqinfomim, në vend që të vënë theksin te ajo që sipas tij është një arritje e madhe e DPSHTRR, uljen e fiktivitetit dhe mungesës së bërjes së kursit të patentës siç duhet. Problemi i këtij sqarimi në rrjete sociale është sulmi i hapur nga medias dhe lirisë së shprehjes, si dhe një kërkese absurde nga ana e tij që media të lira, kritike dhe të pavarura të pranojnë narrativën e një institucioni publik, pa bërë pyetje dhe pa kërkuar të dihet si do përballohet nga qytetarët një çmim i tillë për të marrë një patentë.

Po sa e vërtetë është se shoferët e rinj, që marrin patenta pa e kryer siç duhet procesin mësimor, janë duke shkaktuar aksidente?

Sipas shifrave nga “Instituti i Statistikave” shoferët të cilët kanë më shumë eksperiencë në timon bëjnë më shumë aksidente rrugore se ato të cilët kanë eksperiencë më të shkurtër në drejtimin e mjetit. Gjatë vitit 2021 drejtuesit e mjeteve me mbi 9 vite eksperiencë kanë kryer 525 aksidente dhe krahasuar me vitin 2020 ky tregues është rritur me 22.7%. Ndërkohë, nëse këtë shifër e llogarisim në peshë kundrejt totalit të aksidenteve të ndodhura përgjatë vitit 2021, shifrat tregojnë se 38.2% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e drejtuesit të mjetit me eksperiencë mbi 9 vite.

Rroga minimale në Shqipëri është aktualisht në shifrën neto të 30,600 lek të rinj dhe është e pakuptueshme sesi një shofer i ri, të cilit patenta i duhet për nevoja të punës, mundet ta përballojë atë. Në një situatë ku transporti publik është në gjendjen më të vështirë ekonomike të viteve të fundit, sipas vetë deklaratave të operatorëve privatë dhe nga përdoruesit qytetarë,

COMMENTS

WORDPRESS: 0