Reagimi muslimanëve ndaj postit të Ministrisë së Shëndetësisë

Reagimi muslimanëve ndaj postit të Ministrisë së Shëndetësisë

Vendim/ Personat me aftësi të kufizuar përfitues nga kuotat e veçanta. Zv/ministrja arsimit znj. Malaj shprehet se nuk ka më kuota të veçanta. 
Në Shqipëri është shumë e thjeshtë që fëmijët të blejnë alkool dhe duhan
Kamioni tërheq zvarrë makinën. (Video)

Në një postim të datës 3 Maj, Ministria e Shëndetësisë informon shoqërinë se si duhet mbrojtur nga epidemia dhe zbatojë masat e distancimit fizik. Deri këtu nuk ka asgjë anormale për një mesazh ndërgjegjësues dhe informues, vetëm se në fotoilustrimet që Ministria e Shëndetësi përdor për të informuar dhe ndërgjegjësuar qytetarët vihet re ky mesazh: “Shmangni vendet e populluara të tilla si grumbullimet fetare”, gjë që është tepër irrituese dhe ofenduese.

Është ofenduese sepse ky krahasim do të thotë me fjalë të tjera “feja është pandemi për popullin”, dhe për ne si shoqëri që ende e ruajmë të freskët regjimin e egër ateist komunist, i cili falë sloganit të famshëm “feja është opium për popullin”, shembi xhami e kisha dhe një kulturë që kishte rrënjë të thella sa vetë ky komb, ndjejmë neveri përballë një postimi të tilla që diskriminon dhe ofendon komunitetet fetare, aq më tepër kur ky ofendim dhe diskriminim vjen nga një institucion publik që paguhet nga taksat për t’i shërbyer shoqërisë.
Gjëja më e mirë që mund të bëjë Ministria e Shëndetësisë në këtë moment për të amortizuar hidhërimin e besimtarëve është të kërkojë ndjesë publike dhe ta heqë menjëherë atë postim të shëmtuar.ertyr4y

COMMENTS

WORDPRESS: 0