Reagimi i qytetarëve për tërheqjen e Ramës ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

Reagimi i qytetarëve për tërheqjen e Ramës ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

Tregu i fruta-perimeve, monopol.
Elbasan/Vrau njërin vëlla e plagosi tjetrin me thikë se motra shoqërohej me ta, dërgohet në gjyq Ardit Hida
Aplikimi online për provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2019

Qeveria Shqiptare është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë. Lajmin e bëri të ditur pak ditë më parë vete kryeministri Edi Rama i cili njofton se fasha 800 KW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike nuk do të hyjë në fuqi në tetor, siç ishte lajmëruar më herët.
Përmes një videoje në rrjete sociale Rama sqaroi se ditët e fundit ka pasur përmirësim të nivelit në Fierzë për shkak të reshjeve të shiut, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë
Por përtej pretendimeve , opinioni publik është i ndarë në mendime. Disa mendojnë se Kryeministri shmangu një zemërim kombëtar të popullatës e cila nisi të mobilizohej për të dalë në protestë. Ndërkohë një kamp tjetër mendon se Rama ka ndezur motorrët e fushatës së zgjedhjeve lokale, ndaj një vendim i tillë i shkon për shtat situatës politike. Të ndarë në mendime janë dhe qytetarët elbasanas, të cilët argumentojnë vendimin e qeverisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0