Reagimi aktivistëve ndaj njoftimit diskriminues për punë

Reagimi aktivistëve ndaj njoftimit diskriminues për punë

Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)
Vaji i palmës, produkti ushqimor që po na “vret” çdo ditë nga pak.
Pensionistët/ Aksesimi e-albanias online, mision i pamundur

Qytetarë të qytetit të Elbasanit, së bashku me organizatat Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome, Drejtësi Sociale, Fuqizim dhe Organizim Komunitar, Qendra Për Advokim Social, Qendra Treja, Aksion Komunitar, si dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi reaguan sot kundër diskriminimit ndaj minoritetit rom dhe egjiptian.
Ky reagim vjen si pasojë e një njoftimi i shfaqur në një nga bizneset në qytetin e Elbasanit, i cili diskriminonte hapur romët dhe egjiptianët.
Sipas tyre kushti i cili ishte vendosur në njoftimin për punësimin e një pastruese pa ngjyrë, fakton me të madhe ekzistencën e një fenomeni qe duhet pranuar nga të gjithë se është nje plagë sociale për shoqërinë shqiptare, që është diskriminimi ndaj minoritetit Rom dhe Egjiptian.
Është pikërisht kjo arsyeja kryesore e situatës socio-ekonomike që ndodhen anëtarët e këtyre komuniteteve. Për shkak të ngjyrës së tyre i mohohet e drejta për të punuar dhe kjo ndikon qartazi në një ekonomi të dobët familjare ku si pasojë vjen dhe mungesa e të arsimuarit të fëmijëve të tyre që edhe pse nuk i mungon dëshira për të ndjekur një shkollë nuk e kanë mundësinë për ta ndjekur atë. Nga ana tjetër ka disa të rinj që me shumë mundime kanë arritur të arsimohen e të fitojnë një profesion por që refuzohen që në takimin e parë apo në ato raste kur aplikimi eshtë pranuar nga telefoni e CV por kur janë kontaktuar fizikisht, punëdhënësi  i ka refuzuar duke gjetur nje shkak apo e duke ia thenë hapur që puna kërkon një paraqitje të bukur sepse ka të bejë me marrëdhënie me njerëz.

Sigurisht që mund të ketë dhe nga ata që mendojnë se ky rast nuk përbën një fenomen në shoqërinë shqiptare, por është një rast i shkëputur. Ne mendojme se prova kryesore është ndjesia e vete anëtarëve të minoritetit rom dhe egjiptian në përditshmërinë e tyre në përballjen me pjesën tjetër të shoqërisë.
Ngjarja e fundit është vetëm maja e ajsbergut e këtij fenomeni, kaq prezent edhe në ditët e sotme. Në funksion të luftës ndaj diskriminimit shteti shqiptar ka miratuar ligje dhe ndërtuar institucione. Janë bërë disa hapa para, por kjo nuk mjafton. Duhet më shumë se kaq. Nevojitet një ndërgjegjësim i shoqërisë se njerëzit janë të barabartë. Duhet reagim i fortë i intitucioneve dhe shoqërisë për çdo rast diskriminimi. Gjithashtu, organizatorët kërkuan trajtim të barabartë për të gjithë shtresat e shoqërisë. Ne jemi të ndryshëm por të barabartë.

20220221 204607

COMMENTS

WORDPRESS: 0